Islami në Afrikën Perëndimore

Regjioni i Afrikës perëndimore sot përbëhet prej 18 shteteve të pavarura, në 12 prej tyre muslimanët janë shumicë absolute (Mauritanija dhe Sahara perëndimore -- 100%, Senegali 94%, Mali dhe Gambija 90%, Guineja ? 85%, Nigeri ? 80%, Siera Leone ? 60%, Nigeria ? 50%, Burkina Faso- 50%, Guineja-Bisau ? 45%. N ë Kamerun, Benin, Togo dhe Liberi jetojnë rreth 20 % musliman, ndërsa në Gabon dhe Ganë më pak se 10%.

Ajo që e karakterizon ekonominë e këtij regjioni është se bujqësia dhe blegtoria janë degë kryesore të ekonomisë, më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë nën kufijtë e varfërisë dhe i përket shteteve më të varfra në botë. Problem të madh në vendet e Afrikës Perëndimore paraqet moti i ligë i cili shpesh herë godet këtë regjion. Në vend të parë janë thatësira e mëdha gjatë zezonës verore, dhe vërshimet gjatë dimrit. Posaçërisht pasoja të rënda në popullatën e këtyre hapësirave kanë luftimet e shpeshta ndëretnike të cilat marrin mijëra viktima dhe rëndojnë shtetet fqinje edhe ashtu të varfra, me numër të shumtë të refugjatëve. Por, pengesa më e madhe e zhvillimit janë regjimet diktatoriale (disa janë në pushtet prej 1967) të cilët tiranizojnë popullatën dhe me aparatet e tyre të korruptuara shtetërore përherë betonizojnë varfërinë dhe mjerimin e shteteve afrikane.

Mauritania - vendi me përqindje më të madhe të muslimanëve

Mauritania pavarësinë nga Franca e fitoi në vitin 1960. Në vitin 1970 aneksoj (bashkoj) një pjesë të ish Saharës Spanjolle (sot Sahara Perëndimore), për tu tërhequr pas tre viteve për shkak të sulmeve guerile e cila kërkonte pavarësi të territoreve. Opozita është legalizuar me marrjen e kushtetutës së re në vitin 1991. Në të vërtetë Mauritania mbetet vend një partiak. Vazhduan përleshjet ndëretnike në mes të pakicës zezake dhe shumicës së popullatës arabo-berbere.

Karakteristikat gjeografike:
Lokacionet: Afrika veriperëndimore; ka dalje në Oqeanin Veriatlantik; gjendet në mes të Senegalit dhe Saharës Perëndimore.
Sipërfaqja: gjithsejtë: 1,030,700 km2
Tokë: 1,030,400 km2
Ujë: 300 km2
Gjatësia kufitare: gjithsejtë: 5,074 km, kufizohet me: Algjerinë 463 km, Mali 2,237 km, Senegalin 813 km, Saharën Perëndimore 1,561 km.
Bregdeti: 754 km
Klima: Shkretinore, konstant e nxehtë, me thatësira.
Trualli: Shumica rrafshina të Saharës jopjellore , me disa kodrina në mes.
Pasuritë natyrore: xehe të metalit, gips, fosfat, diamant, ari, vaj, peshqi.
Koha: Erërat e thata, të nxehta të cilët paraqiten zakonisht gjatë marsit dhe prillit; thatësira periodike.
Problemet ekologjike: Sasi të kufizuara të ujit të pijes, mungesë e pyjeve, thatësira të mëdha të cilat kontribuojnë shumë në dezertifikimin e vendit.
Dendësia e popullsisë: Shumica e popullatës është e koncentruar në qytetet Nuakshotu dhe Nuadibuu dhe përreth lumit Senegal në pjesën jugore të vendit.
Popullsia: 2,828,858 (shënimet - korrik 2002)
Struktura në bazë të moshës: 0-14 vite: 46.1%
15-64 vite: 51.7%
65 vite e më shumë: 2.2%
Nataliteti: 2.92%
Mortaliteti i fëmijëve: 75.25 të vdekur/1,000të lindur
Përqindja në moshë: popullata në përgjithësi: 51.53 vite
femrat: 53.71 vite
meshkujt: 49.42 vite
Nacionaliteti: Mauritanët/Mauritanet
Grupet etnike: mulatët në mes Maurëve dhe zezakëve 40%, Maurë 30%, zezakë 30%
Besimi: muslimanë - 100%
Gjuhët: hassaniya arabisht (zyrtare), pulaar, soninke, wolof, frëngjisht.
Të arsimuar: popullsia në përgjithësi 41.2%
meshkujt:51.5%
femrat: 31.3%
Administrata:
Emërtimi i shtetit: Emërtimi zyrtarë: Republika Islame e Mauritanisë
Emërtimi i shkurtë: Mauritania
Sistemi: Republikë
Kryeqyteti: Nuakshot
Ndarja administrative: 12 regjione dhe një distrikt* ( Adrar, Assaba, Brakna, Dakhlet Nouadhibou, Gorgol, Guidimaka, Hodh Ech Chargui, Hodh El Gharbi, Inchiri, Nouakchott*, Tagant, Tiris Zemmour, Trarza)
Festat shtetërore: Dita e pavarësisë (28. nëntor)
Kushtetuta: 12. korrik 1991.
Sistemi juridik: Kombinim i Sheriatit dhe të drejtat qytetare franceze
Pushteti ekzekutiv: Shefi i shtetit: Kryetari Maaouya Ould Sid Ahmed TAYA (prej 12. 12. 1984)
Në krye të qeverisë: Kryeministri Cheikh El Avia Ould Mohamed KHOUNA
Qeveria: Këshilli i ministrave
Zgjedhjet: Kryetari zgjedhjet në zgjedhjet për periudhën 6 vjeçare; zgjedhjet e fundit u mbajtën 12.12.1997.; zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen në dhjetor 2003
Flamuri: (Ngjyrat) Gjelbër me yll të verdhë dhe gjysmë hënë të verdhë horizontale; hëna, ylli dhe ngjyra e gjelbër janë simbol i islamit

Ekonomia:
Karakteristikat e përgjithshme: Gjysma e popullsisë edhe sot varen nga bujqësia dhe blegtoria. Mauritania posedon rezerva të xeheve të hekurit të cilat përbëjnë gjysmën e eksportit të përgjithshëm. Zona bregdetare i përket zonave më të pasura me peshk në botë, por eksploatimi jashtë mase të cilët e bënin të huajt ky resurs kryesorë mauritan është dobësuar me të madhe.
Degët e ekonomisë: bujqësia: 25%
industria: 29%
shërbimet: 46%
Popullsia nën kufijtë e varfërisë: 50%
Përqindja e inflacionit: 4.4% (2001)
Fuqia punëtore: 786.000
Përqindja e papunësisë: 21%
Industria: Përpunimi i peshkut, nxjerrja e xeheve të hekurit dhe gipsit
Prodhimet bujqësore: Hurmat, meli, orizi, misri, prodhimet e qumështit, blegtori (rritja e deleve dhe lopëve)
Eksporti: xehet e hekurit, peshku dhe produktet e peshkut, ari
Vendet në të cilat eksporton: Franca 18%, Japonia 16%, Italia 13%, Spanja 10%
Vendet nga të cilat importon : Franca 33%, SH.B.A. 19%, Spanja 9%, Algjeria 6%, gjermania 6%, Benelux 5% (2000)
Komunikimi:
Internet kodi: .mr
Numri i shfrytëzuesve të internetit: 7,500 (2001)


Artikulli i kaluar
Muslimanët nga Burma
Artikulli radhës
Afrika, toka e Islamit