Jeta e përbashkët kontribuon në lumturi, prandaj njerëzit të cilët janë të martuar tregojnë një shkallë më të lartë të kënaqësisë në krahasim me ata që jetojnë në marrëdhënie joformale
Studimet rreth gjërave që i bëjnë të lumtur njerëzit tregojnë se fëmijët janë busull e rëndësishme në udhëtimin jetësor, prandaj njerëzit e martuar janë më të lumtur se ata që ende nuk i kanë thënë "po" martesës.
Studimi i cili kishte për qëllim vlerësimin e kënaqësisë së kombit, i kryer në Britaninë e Madhe, tregon se roli prindëror u jep njerëzve kuptim shtesë në jetën e tyre. Kjo nuk do të thotë se fëmijët automatikisht e japin ndjenjën e lumturisë apo kënaqësisë më të madhe, por na ndihmon që më mirë ta shohim qëllimin e ekzistencës
Është interesantë se jeta e përbashkët kontribuon në lumturi, prandaj njerëzit të cilët janë të martuar tregojnë një shkallë më të lartë të kënaqësisë në krahasim me ata që jetojnë në marrëdhënie joformale.
Në një studim, ku ishin përfshirë 80.000 persona, janë vendosur katër pyetje themelore: sa janë të kënaqur me jetën e tyre, sa e konsiderojnë të kuptimtë jetën e tyre, sa ishin të lumtur dje dhe a ishin të shqetësuar dje.
Rezultatet treguan se në pyetjen rreth kuptimit të jetës përgjigjet më pesimiste erdhën nga personat që nuk kanë pasardhës.