Mirësinë e kemi në gjene?

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Buffallo dhe Universiteti Irvine kanë zbuluar që mirësia, e cila definohet si ndjenjë e përgjegjësisë shoqërore dhe e dashurisë, është e përcaktuar me gjene.

Gjenin për mirësi e prodhon lloji i caktuar i receptorëve për oksitocinë dhe vazopresinë, dy hormonet që janë të lidhura me të qenët të shoqërueshëm dhe me mirësinë.
Hulumtimi është publikuar në revistën Psychological Sience. Shkencëtarët kanë marrë mostra të pështymës nga 711 pjesëmarrës të hulumtimit për të parë nëse kanë receptorë që prodhojnë gjene për oksitocinë dhe vazopresinë.
Përveç marrjes së mostrës së pështymës, i kanë pyetur edhe për atë nëse bota është vend i mirë apo i keq, a pajtohen me obligimet qytetare apo jo. Shkurt u kanë bërë pyetje nga të cilat mund të konkludohet nëse kanë mirësjellje apo jo.
Pjesëmarrësit të cilët botën e kanë konsideruar vend të keq po ashtu janë deklaruar që është probabiliteti i vogël që do t’i ndihmojnë të tjerët, përveç nëse kanë pasur gjene të cilat shkencëtarët i lidhin me mirësinë.
Kjo është sepse ato gjene specifike nxisin personin e caktuar të ndihmojë madje edhe nëse ndihet i kërcënuar në botë, ka deklaruar prof. Michel Poulin.
Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur komponentin gjenetik i cili është i lidhur me qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme. Në vitin e kaluar shkencëtarët nga Universiteti në Edinburgh kanë publikuar rezultatet e hulumtimit i cili tregon që joegoizmi, veçanërisht për femrat është i përcaktuar gjenetikisht.
“Ne nuk themi që kemi gjetur gjenin për dashuri, por që kemi gjetur gjenin që jep kontribut”, ka shtuar prof. Poulin.
Kështu nëse disa njerëz rreth jush ju duken zemërgjerë, të hapur dhe të interesuar për të ndihmuar, në pyetje mund të jetë gjeni me të cilin ka lindur. /koha/