Molla, sekreti për vitalitetin e njeriut
Molla mund të konsiderohet më tepër se një ilaç për vitalitetin e trupit të njeriut.
Përvecse pastron dhëmbët në mënyrë të përkryer, molla parandalon plakjen e lëkurës, heq urinë, mund të parandalojë disa sëmundje, përfshirë këtu edhe tumorin. Këtë zbulim e ka bërë një institut italian që thekson se konsumimi i mesatarisht dy mollëve në ditë, është ideal.
Në botë ekzistojnë rreth 8 mijë lloje mollësh, por 15 të parat, nga renetta dhe deri tek golden delicious e Fuji, përfaqësojnë 90 % të tregut botëror. Kili është vendi që eksporton më shumë mollë në botë, ndërsa në Europë, tre prodhuesit më të mëdhënj janë Italia, Franca e Holanda.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës