Rrënjët e Islamit në Indonezi datojnë që nga Pejgamberi Muhamed a.s., por ka një histori shumë interesante për mënyrën se si Islami erdhi në këtë vend dhe si është përhapur.
Tradita e Islamit filloi me shfaqjen e kukullave "Wayang" e cila paraqiste legjendat e traditës hinduse. Me ardhjen e Islamit, kjo lojë filloi të marrë motivet e traditës islame.
Në të kaluarën zhvillohej tregtia mes arabëve e kinezëve, dhe dalëngadalë Islami vinte në bregdetin e Indonezisë.
Pavarësisht kolonizimit holandez indonezianët arritën ta ruajnë gjuhën e tyre dhe unitetin e besimit. Në vitin 1949 Indonezia është bërë vend i njohur ndërkombëtarisht.
Xhamitë, si strehim për mysafirë
Indonezia është sot vendi më i madh musliman me sistem demokratik, të lirë dhe aktiv në kuptimin sociologjik.
Xhamia e parë e ndërtuar është me karakter shtetëror, ndërsa të gjitha xhamitë tjera janë plotësisht të pavarur nga institucionet shtetërore. Gjithë asistencën fetare dhe materiale xhamitë e marrin nga xhemati, shoqatat dhe fondacionet e ndryshme. Zyrtarët fetare luajnë një rol aktiv në jetën publike.
Xhamitë janë të hapura për të varfrit dhe udhëtarët të cilët mund të qëndrojnë gjatë natës në hapësirat e tyre. Në to shpeshherë organizohen edhe ngjarje të ndryshme kulturore.
Në sistemin arsimor të Indonezisë, feja luan rol të rëndësishëm. Në shkolla dhe medrese mësohet gjuha arabe dhe hadithi.
Vëmendje e madhe i kushtohet hallall certifikatës. Ekziston edhe institucioni për zekat, i cili kujdeset për dhënien e rregullt të zekatit në vend.
Medlis-i-ulema është institucion i cili kujdeset për industrinë ushqimore, respektivisht për hallall certifikatën, asaj që njerëzit i kushtojnë vëmendje të veçantë.