Brokoli, armë kundër kancerit të gjirit

Femrave, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, mjekët dhe shkencëtarët u kishin sugjeruar ilaçe të bëra nga brokoli, me qëllim që të vërtetojnë nëse përbërësit nga kjo perime mund ta parandalojnë përhapjen e këtij tumori vrasës.

Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar se substancat, të cilat sekretohen pas konsumimit të bronkolit, mund të shndërrohen në enzima mbrojtëse në indin e gjirit.

Tash, shkencëtarët, në bashkëpunim me mjekët, e kanë ndarë molekulën sulforafan dhe ua kishin dhënë pacientëve, të cilëve tashmë u ishte përcaktuar diagnoza.

Shkencëtarët, e po ashtu edhe mjekët, besojnë se kjo molekulë e ka forcën që trupin e njeriut ta kthejë në një “armë” kundër kancerit të gjirit.

Molekula ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të antioksiduesve në organizëm. Në mënyrë që edhe ju ta keni një mbrojtje të tillë, bokolin duhet ta konsumoni tri deri në katër herë brenda javës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip