Kumbulla dhe vetitë e saj shëruese

Kumbulla është një pemë e dobishme me gjithë përmbajtjen shëruese që ka në veten e saj.

Kumbulla prejardhjen e ka nga 'Prunus', që këtij lloji i takojnë edhe pjeshka, kajsia, nektarina, vishnjat dhe qershitë. 'Prunus' është një emër latin, përderisa besohet se prejardhjen e ka tej detit Kaspik.
Kumbulla kultivohet në mbarë botën, ndërsa prodhuesit më të mëdhenj janë: Amerika, Kina, Rusia dhe Rumania.
Ekzistojnë mbi 2000 lloje të kumbullave, madhësish, shijesh dhe ngjyrash të ndryshme, si: e kaltër, e gjelbër, e bardhë, e verdhë, e kuqe...

Përbërësit e dobishëm dhe shërues
Fryti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietal, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si:

Beta karotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë.

Kumbulla në ushqim
Për ushqim duhet të përdoret kumbulla e freskët apo ajo e tharë. Përpos kumbullës së freskët, ju sugjerojmë edhe xhemin, marmelatën, pekmezin, komposton dhe lëngun nga kumbulla, ngase mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Edhe kumbullat e thara mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

Përbërësit shërues

Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si:
aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitisi, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi,kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celulitit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip