Islami në Turqi në Statistika

1. Sipas të dhënave statistikore nga viti 2008 në Turqi kanë ekzistuar 79.000 xhami.

2. Namazin e xhumasë, të premten, e falin mesatarisht 14.000.000 besimtarë.
3. Turqia ka 81 myfti, të emëruar nga Kryesia për çështjet fetare, në krye të të cilëve është kryetari që i propozon personat për mufti. Kryetarin e Kryesisë për çështjet fetare e emëron kryetari i qeverisë me propozim të ministrit përgjegjës për çështjet fetare. Aktualisht këtë funksion e kryen z. Ali Bardakoglu, profesor i teologjisë në Universitet, ndërsa para tij këtë funksion e ka kryer Mehmet Nuri Yilmaz. Përveç 81 myftive, ekzistojnë edhe 100 myfti tjerë lokalë, mufti të nivelit më të ulët, të cilët janë bashkëpunëtorë të parë të kryemyftive.
4. Shtetit turk, brenda vitit, nga buxheti ndanë 12.000 lira për paga dhe sigurim shëndetësor e pensional për çdo punonjës zyrtarë fetarë. Për aktivitetet dhe detyrat fetare angazhohen 100.000 imamë, mualimë dhe zyrtarë tjerë fetarë.
5. Në universitetet turke ekzistojnë 25 kolegje fetare (ilahijjate) ku shkollohen imamët, hatibët, mualimët dhe muderrizët e ardhshëm.
6. Në Turqi jetojnë më pak se 1% krishterë. Në vend ka gjithsej 150 kisha, shumica gjenden në Stamboll, e të tjerat në Ankara, Antalya, Efes, Trabzon, Samsun, Adana dhe disa qytete të tjera.
7. Në ushtrinë turke nuk ka shërbyes fetarë, as mesxhide apo institucione tjera fetare. Shkuarja në xhuma, në ritet apo ceremonitë tjera fetare varet nga vullneti i komandantit. Nëse komandant është besimtarë ushtria mund ta praktikon fenë dhe ritet fetare.
8. Imamët veprojnë në burgje, spitale dhe institucione sociale.
9. Imamët, përveç punëve fetare mund të merren edhe me punë tjera, të tilla si tregtia, ligjërimi në shkolla, të qenit aktiv në shoqata dhe organizata tjera etj.
10. Imamëve dhe myftitve nuk u lejohet veshje zyrtare (xhubbja dhe ahmedia) jashtë xhamisë dhe objekteve fetare.
11. Sipas sondazheve të opinionit publik në vitin 2009. dy e tretat e turqve, mbi 62% fenë e konsiderojnë si prioriteti i tyre më i madh. Nga ana tjetër, 69% e turqve, ekstremizmin fetar e konsiderojnë si kërcënimin më të madh për Turqinë.
12. Rreth 62% e turqve e mbështetësin hixhabin e turkeve dhe atë e konsiderojnë si të drejtë e çdo gruaje që vendos ta vendos atë.
13. Edhe pse turqit janë konsumues të mëdhenj të alkoolit, shumica prej tyre nuk e duan fqinjin alkoolik. Sipas një studimi të mëparshëm, turqit kanë qenë konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në Europi.
14. Rreth 58% e turqve dënon lakuriqësinë e grave në shoqëri, ndërsa vetëm 17% e konsiderojnë laicizmin të drejtë dhe të pranueshëm.


Artikulli i kaluar
Islami në Vanatua
Artikulli radhës
Afrika, toka e Islamit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme