Territori i qytetit të sotëm Kroat të Splitit, me rrethinë, që nga kohërat e lashta ka
pasur kontakt me muslimanët, e me këtë edhe me Islamin.
Gjatë kohës së sundimit të Turqve në këto troje, ata erdhën në afërsinë e Splitit dhe 111 vite u përqendruan në vendin Klis.
Gjatë kësaj kohë erdh deri te kontaktet si ato tregtare ashtu edhe te tjera me banoret kroat vendas.
Kështu, Myftiu Shefko ef. Omerbashiq ne librin e tij „Islami dhe muslimanët në Kroaci" përmend faktin se Spliti një kohe te gjate ka qene porti nga i cili muslimanët e territorit të brendshëm të Splitit shkonin në pelegrinazh (haxh), në Mekkë.
Në shekullin XIX dhe XX një numër gjithnjë e më i madh i muslimanëve, kryesisht boshnjakë, e pastaj edhe shqiptarë e të tjerë, erdhën në këto troje, më së shumti për t'u punësuar.
Më 20.11.1983, me vendimin e autoriteteve të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, është themeluar Bashkësinë Islame e Splitit. Nga iniciatorët dhe themeluesit duhet përmendur Hazim Zholja, hafiz Kemal Halimi, Nusret Ibrahimoviçi (shehid në luftën e Bosnjës), Ahmed Halimi, Salih Rexhepi, Naser Hakiki, Halid Fejziçi, Salih Demiri, Ramiz Elezi dhe të tjerët. Menjëherë pas themelimit të bashkësisë, krerët e saj blenë një shtëpi në pjesën e vjetër të qytetit, në rrugën Dominisova nr. 1
Aktivitetet e para të Bashkësisë Islame filluan në vjeshtë të vitit 1988, me emërimin e kryeimamit të Kroacisë dhe Sllovenisë.
Menjëherë pas themelimit të Bashkësisë, për nevojat e hapësirës për falje e administratë, Kryesia bleu një shtëpi në pjesën më të vjetër të Splitit, në rrugën Dominisova nr. 1, e njohur si Pallati i Dioklecianit.
Hapësirat në rrugën Dominisova 1 ishin në gjendje të mjerueshme, kështu që është nevojitur një rinovim i tërësishëm. Gjatë vitit 1988 dhe 1989 objekti u rinovua me mbështetjen financiare nga Këshilli i Imamëve dhe këshillat tjerë të BI nga Kroacia.
Në mungesë të hapësirave për falje, kryemami bashkë me Këshillin e BI-së ka kërkuar nga Kuvendi Qytetit hapësirë për faljen e namazeve. Kuvendi i qytetit është përgjigj pozitivisht duke ofruar një objekt në qendër të qytetit.
Bashkësia islame posedon një parcelë të plotë në varrezat e qytetit në Lovrinac.
Aty varrosen pjesëtarët e komunitetit musliman. Mbishkrimi (nishani) më i vjetër në këtë parcelë daton nga viti 1934. Sipas thënieve në këtë ngastër deri pas Luftës së Dytë Botërore ishte një varr i një muslimani nga Drnishi, nga koha e Turqisë. Është e njohur se muslimanët e Drnishit kanë shkuar në haxh me anije nga Spliti, prandaj është e mundur që ai musliman të ketë vdekur gjatë shkuarjes ose kthimit nga haxhi.
Bashkësia Islame e Splitit është shumë aktive në çështjet fetare. Në bazë të Kontratës të cilën Bashkësia Islame në Kroaci e ka nënshkruar me Qeverinë e Republikës së Kroacisë, Bashkësia Islame e Splitit realizon shumë detyra me rëndësi. Nder të tjera, cekim mësimbesimin e organizuar shumë mirë, si në Bashkësi ashtu edhe në shkollat fillore, të cilën e vijojnë më së 140 nxënës.
Sipas regjistrimit të vitit 1991, në Split jetojnë 1.150 muslimanë (boshnjak, shqiptarë, turq dhe pjesëtarë të kombësive tjera etnike). Afër Splitit, në qytetet dhe fshatrat tjera të Dalmacisë jetojnë rreth 3.000 muslimanë. Për një kohë të gjatë ndihet nevoja e një xhamie në qytet.
Është me rëndësi të ceket se, muslimanët e Splitit e praktikojnë islamin pa pengesa dhe të lirë. Ata rregullisht e falin namazin në mesxhid.
Ne kohen e verës, mesxhidin, i cili gjendet në rrugën Cosmijeva, e vizitojnë dhe në të falen shumë turistë nga bota islame.