KMSH promovon librin “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ditën e martë, me dt. 11.12.2012, ora 10.00, organizon promovimin e enciklopedisë së tij të parë, “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, aktivitet, i cili do të mbahet në Universitetin Bedër, Salla e Konferencave

Të ftuar do të jenë mjaft personalitete të artit, kulturës dhe botës akademike.
Aktiviteti do të përshëndetet nga kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, Ministri i Kulturës z. Aldo Bumçi, si dhe Dr. Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit Bedër dhe më pas do të vazhdohet me referimet nga Dr. Agron Tufa, z. Ali Zaimi, z. Xhemal Balla dhe Genti Kruja.
Kjo enciklopedi, e cila vjen për herë të parë, përbëhet nga 100 personalitete të shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët i kanë shërbyer kombit dhe atdheut po me aq zell sa ç’i kanë shërbyer edhe fesë. Enciklopedia i shërben çdo personi për t’u njohur me këta patriotë, atdhetarë e fetarë të lartë, por vlen gjithashtu edhe për studiuesit e shumtë të figurave dhe personaliteteve shqiptare të kulturës islame.
Ky botim ka ardhur gjithashtu në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën bashkësitë islame shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë organizuar edhe një konferencë ndërkombëtarë me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, mbajtur në Tiranë në dt. 28-29 shtator 2012. /kmsh/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kosova nikoqire e një prej ngjarjeve më të rëndësishme fetare - Garave Ndërkombëtare të Kuranit