Emri i Zotit "el-Xhebbar" – Mbizotërues

Në Kur'anin fisnik thuhet: "Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues (el-Xhebbar) ." (El Hashr, 23)

Me një rast, duke folur për All-llahun e Madhërishëm Pejgamberi a.s. ka thënë: "Me të vërtet All-llahu i Madhërishëm dhe i Plotfuqishëm, kur bëhet Dita e Gjykimit, do t'i mbledhë shtatë qiej dhe shtatë tokë në dorën e Tij, e pastaj do të thotë: "Unë jam All-llahu, Unë jam Mëshirues (er-Rrahman), Unë jam Sundues (el-Melik), Unë jam i Shenjti (el-Kuddus), Unë jam i pastër nga të metat (es-Selam), Unë vërtetoj premtimin dhe jap siguri (el-Mu'min), Unë jam Ai i cili kujdeset dhe mbikëqyrë çdo send (el-Muhejmin) Unë jam i Plotfuqishmi (el-Aziz), Unë jam Mbizotërues (el-Xhebbar), Unë jam i Lartësuar (el-Mutekebbir), Unë jam Ai i Cili e krijoi dynjanë kur nuk ishte fare, dhe Unë jam Ai i cili e zhduku. Ku janë sundimtarët ku janë tiranët?!" (Transmeton Ibn Omeri, shënon Bejhekiu)

Duke kritikuar njeriun pabesimtar, njeriun pa pikë mëshire, Hudi a.s. siç informon All-llahu i Madhërishëm në Kur'an thotë: "A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë? E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht" (Esh Shuara, 128-130)

Njerëzit harrojnë që ndryshimi në prejardhje dhe pasuri, ka të bëjë vetëm me jetën e kësaj bote. Ndryshimi i vërtet vërehet vetëm me ndryshimin e sjelljes dhe besimit në fenë e All-llahut.

Kur'ani fisnik e thirr njeriun të mendoj mirë për vetën e tij: "Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur" (El Insan, 1)

Qëllimi i jetës është adhurimi i All-llahut të Madhërishëm dhe t'i ndihmosh të tjetrit, t'i pranosh të tjerët ashtu siç janë, si njeriut të cilit i është dhënë liria relative e tij. Askush nuk ka të drejtë me forcë të ndryshoj dikë. I lartësuari thotë: "E ti thuaj: 'E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë."(El Kehf, 29)

Për këtë vetëm Ai është i Fuqishëm, Ai shëron plagët, jep besimin për ta fuqizuar besimtarin, bukurinë që të paraqitet, dashurinë që të manifestohet. Secili që jep maksimumin e tij që sa më shumë të kënaqet në këtë botë duke harruar ahiretin-botën e përhershme, ky shprehjen e cilësive të Emrit të Zotit "el-Xhebbar" e ka shfrytëzuar për diç të gabuar. Muhammedi a.s. i ka thënë njëherë Ibn Omerit: "Bëhu në këtë botë si i huaj (garib) ose si udhëtar." (Transmeton Abdullah ibn Omeri, shënon Buhariu)

I tronditur thellë nga mesazhi i këtij hadithi, Ibn Omeri thoshte: "Kur bie, mos pritë se do zgjohesh, kur gdhinë mos pritë mbrëmjen. Shfrytëzo shëndetin tënd para se të sëmuresh, shfrytëzo jetën tënde para vdekjes"

Duke vepruar përkundrazi, duke u sjellë ndaj kësaj bote sikur të jetë e përhershme, ndërsa ndaj ahiretit si me qenë i përkohshëm d.m.th. me qenë tiran ndaj vetit, kryelartë dhe imagjinativ.

Imam Kurtibiu tregon një ndodhi interesant. I ashtuquajturi Velid ibn Jezid ibn Abdul Mulik e hapi Kur'anin, pa dëshiruar ndonjë ajet konkret apo ndonjë sure të veçantë. Kur, posa e hapi vërejti këtë ajet: "Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim"(Ibrahim, 15)

U tërbua dhe All-llahu na ruajt e shqeu Mus-hafin, e pastaj recitoi këto vargje: "A secilit inatçiu kryelartë i kërcënohesh dhe ja unë jam ai xhebbar amid, në Ditën e tubimit kur te Zoti vij thuaj "Ja Rabbi me shqeu Velidi!". Disa ditë pas kësaj, në një luftë, ky tiran kryelartë u zu dhe e mbytë duke ia var kokën në një dru.

Emri "Mbizotërues" (el-Xhebbar) ka gjithashtu kuptime:

- me mbizotëru dikë
- me pushtu dikë (misel-lit) si në versetin kur'anor: "Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues (ve ma ente alejhim bi xhebbar), ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim" (Kaf, 45)
- me pas trup të fuqishëm dhe me qenë i pamëshirshëm sikurse në versetin Kur'anor: "Ata (populli i Musait) thanë: 'O Musa, aty është një popull i fuqishëm (dhunues - xhebbariu), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo." (El Maide, 22)
- me qenë kryelartë, sikurse në versetin kur'anor: "Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë (xhebbar) as të padëgjueshëm" (Merjem, 32)
- me qenë mizor tiran, vrasës, sikurse në versetin kur’anor: "E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht" (Esh Shuaraë, 130)
All-llahu i Madhërishëm me Emrin e Tij të Bukur "el-Xhebbar" dëshiron të thotë se Ai është mbi të gjithë, mbi çdo situatë mbi çdo njeri, All-llahu i Madhërishëm nuk ka vend, Ai është mbi çdo send, mbizotërues, transcendental. Ai është posedues i çdo fuqie dhe pushteti (xheberut).

Transmetohet që një rast Pejgamberi a.s. udhëhoqi namazin, duke lexuar në rekatin e parë kaptinën Bekare. Bëri ruku dhe u ndal më gjatë, sikurse në kijam duke lexuar: Subhane dhil xheberuti vel melekuti vel kibrijai vel adhameti (I Lartësuar është Ai i cili është Mbizotërues i çdo fuqie, pushteti, krenarisë dhe madhështisë) pastaj bëri sexhde duke lexuar të njëjtat fjalë. Edhe në sexhden e dytë lexoi të njëjtat fjalë. Në rekatin e dytë lexoi kaptinën Ali Imran. Këtë transmetim e përcjellë Au fibn Maliku, e shënon Nesai.

Bota e xheberutit (alemul xheberut) e tejkalon këtë botë tonë. Specifika e Emrit të Zotit "el-Xhebbar" sipas Ibnul Arebiut vërehet në dymbëdhjetë gjëra:

- që të Fuqishmit nuk i nevojiten ndihmuesit

- që i Fuqishmi nuk falë për mosdëgjim

- që i Fuqishmi jep nga zemërgjerësia e pafund

- që pendimi i mëkatarëve të Fuqishmit nuk i merr as nuk shton asgjë

- që i Fuqishmi nuk brengoset nga gjendjet

- që ekzistenca dhe shkatërrimi nuk lënë asnjë gjurmë tek Ai, sepse i Fuqishmi është gjithmonë mbi këto

- në veprat e Tija nuk ka kundërthënie

- i Fuqishmi nuk do të pyetet për veprat e Tija

- dëshirës së Fuqishmit nuk mund ti kundërshtoj askush

- kur i lutesh të Fuqishmit, nuk është detyruar ta plotësoj

- i Fuqishmi nuk është i obliguar të bëjë diç

- edhe pse tek i Fuqishmi nuk mund të arrish, Ai detyrimisht - patjetër ekziston.

Në versetin të cilin e përmendim: "Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!" (Merjem, 32)

Fjalët e para kanë të bëjnë me Jahjan a.s. të dytat me Isain a.s. Kështu Jahjai a.s. nuk ishte kryelartë por i përulur ndaj All-llahut të Madhërishëm, ndërsa Isai a.s. bënte pandërprerë vepra të mira në këtë botë.

Në anën tjetër duke treguar për Musain a.s. All-llahu i madhërishëm thotë: ".A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jesh nga përmirësuesit" (en tekune xhebbaren fil erd)(El Kasas, 19)

Kështu, Musai a.s. si detyrë themelore e kishte të luftoj kundër tiranisë në Tokë. Një prej kuptimeve të emrit "xhebar" është "me shërua" (eshtrat e thyera). Për këtë njerëzit me zemër të thyer, me shpresa dhe ëndrrat të humbura, nuk duhet t'i kuptojnë si fund të tyre, por duhet kërkuar tek All-llahu i Madhërishëm, Atij t'i luten për qetësi dhe ilaç. Ai gjithmonë përgjigjet, kur nevojtari i lutem me sinqeritet.

Personi i cili zemrën e tij ia hapë manifestimeve të Emrit të Zotit "el-Xhebbar", njihet si person i urtë dhe i vendosur, si individ i fuqishëm i cili në çdo gjë pason Sheriatin.

Lidhja me këtë emër të Zotit (teal-luk) vërehet në nevojën e njeriut që brendia e tij (batiu) dominon me të jashtmen (dhahir).

Njohja e vërtet e këtij Emri të Bukur të Zotit (tehak-kuk) vërehet në të kuptuarit që All-llahu i Madhërishëm udhëheq në çdo gjë që ekziston. Zbukurimi me cilësitë e këtij Emri të Bukur të Zotit (tehal-luk) vërehet në atë që çdo ndërmarrje e njeriut, çdo zgjedhje dhe qëllim, janë rezultat i ndërmjetësimit shpirtëror (himmet), dhe çdo gjë që bën ai njeri vepron me lejen dhe këshillën e Zotit, konform versetit kur’anor: "Kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë."(El Maide, 110)

Dijetari i vërtet (arif) i cili e ka njohur këtë Emër të Bukur të Zotit, në çdo gjë mbështetet tek All-llahu, nëse i ndodhë një e mirë, falënderon Atë, nëse i ndodhë një e keqe, shikon shpirtin e tij duke gjurmuar për të metat e tija të cilat e kanë tradhtuan në rrugën kah All-llahu i Madhërishëm. Siç thekson All-llahu i Madhërishëm nuk ka nevojë për pasues. Kështu është edhe me njeriun i cili hapet ndaj manifestimeve të këtij Emri të Zotit, nuk fantazon të ketë pasues të shumtë, nxënës. I mjafton që ai vet është pasues i urdhrave të Zotit dhe ligjeve të Tij. Nëse njeriu "lëngon" të ketë pasues të shumtë, kjo është shenjë se ai nuk është i formuar sa duhet.

Dr. Abdul Halim Mahmud thotë: "Kush lexon në mëngjes dhe mbrëmje këto kaptina: Fatiha, Ajetul Kursij, Inshirah, Leheb, Nasr, Kjafirun, Kadr, muavedheteju (Felek dhe Nas) dhe Ihlas e pastaj këtë lutje:

"All-llahumme sal-li efdale salavatike 'ala es'adi mahlukatike sejjidina ve mevlana Muhammedin en-Nebijjil ummijji ve 'ala Alihi ve sahbihi ve sel-lim 'adede ma'lumatike ve midadi kelimatike kul-lema dhekerekedh-dhakirune ve gafele 'an dhikrikel gafilun." E pastaj emrin "All-llah", njëmijë herë, do të jetë në mbrojtje të sigurt.

All-llahu i Dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani