Zehra Lari, princesha e akullt me hixhab

Nga dunat e rërës së shkretëtirës së Rub Al-Khalil në majat e mbuluara me borë të Dolomites në veri të Italisë, 17 vjeçarja Zehra Lari ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë me hixhab, dhe gruaja e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe e cila konkuroi në garën ndërkombëtare në patinazh në akull.

Zehra Lara shpjegon se dashuria e saj për rrëshqitjen daton që nga fëmijëria , kur e shikonte filmin e animuar “Princesha e Akullt” pothuajse më shumë se 100 herë dhe i kishte thënë vetës se do bëhej një e tillë kur të rritet. Në moshën 13 vjeçare takon trajnerën e saj me origjinë rumune Neomi Bedo dhe fillon të ushtroj patinazh në akull. Edhe pse patinatorët që mund të bëjnë ndonjë sukses fillojnë me ushtrimet qysh në moshën 3-4 vjeçare, trajnerja e Zehrës thekson se ajo është jashtëzakonisht e talentuar dhe ka një kërcim të fuqishëm dhe hidhet më lartë se të tjerët, duke vënë në dukje shpresat e larta për Olimpiadën dimërore 2014.

Fjalët e saj konfirmojnë faktin edhe pse ajo nuk ka konkuruar në Kampionatin Botëror për Junior në shkurt të vitit 2012, ajo ndodhet në mesin e 15 më të mirave në ranglistën e pergjithshme. Kjo ka të bëjë edhe me vendosmërinë angazhimin si dhe punën e vazhdueshme të Zehras.
“Ushtroj gjashtë ditë në javë, para dhe pas shkollës. Çdo mëngjes para shkollës zgjohem në orën pesë e gjysmë dhe ushtroj. Pjesa më e mirë është ndjenja kur arrijë t’i përfundoj hedhjet, por për këtë duhet shumë punë. Gjëja më e vështirë është zgjimi herët.’’
Jashtë akullit ajo përballet edhe me një sfidë shtesë, mosmarrëveshjen me babanë e saj për shkak të përzgjedhjes së saj për të konkuruar, por duke parë se sa madhështore dukej pamja e saj mbi akull babai hoqi dorë nga ndalesa.
’’Rrëshqas me hixhab, dhe kostumi ime është në përputhje me ligjin islam.’’
Zehra Lara është quajtur me të drejtë “princesha e akullt me hixhab’’. Duke folur për ambiciet e saj përveç suksesit ajo shton: “Në vendin tim gratë shumë pak merren me sport, e aq më pak me patinazh”, dua që me shembullin tim t’i inkurajoj vajzat nga Emiratet për t’i realizuar ëndrrat e tyre dhe asnjeri të mos u ndalohet atyre të merren me sport, jo vetëm me patinazh po çfarëdo lloj sporti tjetër’’.



Zehra Lara i tregon botës se ajo mund të jetë një muslimane praktikuese e cila garon, është ambicioze dhe guximtare. Kjo është një shembull i mirë për gratë e të gjitha besimeve, veçanërisht në një botë ku feja është konsideruar gjithnjë e papajtueshme me forcën dhe fuqizimin e femrës.
Historia e saj të kujton një film klasik të mesit të viteve ’80 të shekullit të kaluar, Qerret e Zjarrta (“Chariots of fire”).Filmi vërtitet rreth dy atletëve, një i krishterë që përmes sportit tregon lavdërimin e Zotit dhe njëri hebre i cili përmes sportit përpiqet që ta kapërcej anti-semitizmin, dhe në këtë mënyrë ata refuzojnë të bëjnë kompromis me fenë e tyre për sportin dhe për këtë shkak ata arrijnë të jenë dy sportistët më të mirë.
Është apo jo ky qëllimi i Zehrës. Ajo bëri që “Qerret e Zjarrta“ të sillen mbi akull sepse ajo është një grua në ato anë të botës ku grave u janë mohuar shumë mundësi, dhe një muslimane në një kohë kur ndjenjat antiislame janë duke u forcuar, ajo ngriti “Qerret e Zjarrta“ në një nivel krejt te ri. /facebook.com/mbulesaislame/

#!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)