„Te gjithë pasardhësit e Ademit do të kalben në tokë, me përjashtim të kërbishtit. Nga ai njeriu u krijua dhe nga ai sërish do te ringjallet.” Transmetohet nga Al-Buhari, Al Nassaiu, Abu Davudi, Ibn Maxhe,dhe Ahmedi ne Librin e tij –Al Musned dhe Maliku në librin e tij – Al Mouattava.
Në vitin 1931, shkenca moderne ka zbuluar se:
- Kërbishti (coccyx) është kocka e fundit në fund të kurrizit tuaj.
- Është e vetmja pjesë e trupit që nuk do të dekompozohet dhe nuk mund të shkatërrohet, bile edhe nga djegia në temperatura të larta.
- Gjërat e para që formohen në brendësi të vezës së fekonduar janë “shtresa primitive” dhe “nyja” (rreth 15 ditë më vonë), prej së cilës i tërë trupi i foshnjës ka origjinën dhe qelizat fillojnë të formohen. Të dyja këto më vonë ndryshohen në kërbisht.
- Kërbisht përmban qelizat amë të trupit.
- Gjermani Hans Spemann (b. 1869 d. 1941) ishte shkencëtari i parë perëndimor që ka zbuluar sekretin e kërbishtit duke u bazuar në Universitetin e Freiburgut në Breisgau, Gjermani. Ai e quajti shtresën primitive dhe nyjën “organizatori kryesor”, e cila në mënyrë të qartë sugjeron se kërbishti ishte vendi kryesor i origjinës së njeriut.
- Pas eksperimenteve të shumta, arriti në përfundimin se nuk kishte asgjë që ndikoi në organizatorin kryesor dhe ai nuk mund të shkatërrohet.
- Në vitin 1935, Hans Spemann u nderua me “Çmimin Noble” për këtë zbulim.
- Sot, WARNEK (një organizatë përgjegjëse për të drejtat e fekondimit të njeriut dhe gjenetikës) ndalon shkencëtarët për të kryer eksperimente mbi vezët e fekonduara në të cilën shtresa primitive është formuar. Kjo tregon rëndësinë e shtresës.
Tani mendoni, dhe këtë fakt mos e lëni pas dore, pasi që informacioni nga Pejgamberi Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, rreth kërbishtit është zbuluar nga shkenca moderne, se kjo është ajo pjesë ku trupi i njeriut është krijuar dhe ajo nuk do të shkatërrohet, nga ky kërbisht çdo person do të ringjallet dhe do të reformohet në një botë tjetër, e që do të jetë ringjallje e vërtet.
Paqja qoftë mbi Muhamedin mësuesin tonë, pejgamberin e fundit të Allahut të Plotfuqishëm i cili na informoi neve nëpërmjet tij këtë lajm disa shekuj më parë!