Kur’ani Famëlartë për shtypjen ajrore

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Atë që do All-llahu ta udhëzojë, ia hap zemrën e tij për fenë Islame, kurse kë do ta lë në humbje – zemrën e tij ia bën të ngushtuar për së tepërmi sikur po ngjitet në qiell. Ja, ashtu All-llahu u vë peshë të rëndë atyre që nuk besojnë.” (Enam: 125)

Nga ajeti kur’anor mund të vihet në përfundim se sa më lartë të ngjitet njeriu aq më e vështirë do të jetë për të frymëmarrja. Kjo është si pasojë e reduktimit të shtypjes dhe për shkak të nivelit të ulët të oksigjenit. Ky fakt nuk mund të vihet në provë ndryshe vetëm se duke u ngjitur sa më lart në qiell!

Ky zbulim u bë vetëm pasi njerëzit mësuan si të fluturojnë dhe të arrijnë lartësi.

Kur një person ngjitet lart për në qiell në lartësi mbi detare rreth 8-tetë kilometra, atij ose asaj do t’i shfaqen probleme në frymëmarrje si shkak i mungesës së mjaftueshme të oksigjenit në indet trupore.

Një tjetër problem që mund t’i shfaqet është dysbarzimi, e që është një simptomë komplekse e shfaqur si shkak i ekspozimit të tepërt në nivele të ulëta ose të larta të ndryshimit të shtypjes ajrore. Këto probleme ndikojnë në funksionet trupore; prandaj vështirësia e frymëmarrjes në shkallë të larta mund të shpjegohet thjeshtë si masa parandaluese që ndërmerr trupi për ta mbrojtur veten.



Nga anglishtja: Enis Qafëleshi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani