Shkencëtari nga Rusia, dr.Konstantin Korotkov, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Kulturës Fizike në Shën Petersburg, ka arritur që me pajisje të posaçme të fotografoj një person në momentin e saktë të vdekjes.
Dr.Korotkov me anë të teknikës GDV ka fotografuar personin duke vdekur. Ai pretendon se fotot tregojnë momentin e saktë të vdekjes, se si shpirti del dalëngadalë jashtë trupit.
Në këto fotografi shihet se si zona rreth stomakut e para humb forcën e jetës (e që është shpirti), më vonë zona e kokës, ndërsa zemra dhe ijet janë të fundit që humbasin forcën e jetës.
Sipas tij, aureola e atyre që vdesin papritur ose me dhunë ndryshon nga ata të cilët përjetojnë një vdekje të qetë, dhe se shpirtrat e të vdekurve për disa ditë mbeten në një gjendje konfuzioni dhe shpesh kthehen në trupat e tyre në ditët pas vdekjes, e kjo mund të jetë për shkak të një tepricë të energjisë së papërdorur.
Dr.Korotkov këtë fenomen e përshkruan si energji të pashfrytëzuar të cilën e mban shpirti. Ai gjithashtu mendon se kjo teknologji do të ndihmojë për të dalluar personat që kanë fuqi psikike nga mashtruesit.
Teknika të cilën e zhvillon dr.Korotkov, është miratuar si një teknologji mjekësore nga Ministria ruse e shëndetësisë dhe është përdorur nga më shumë se 300 mjekë në botë për stresin dhe monitorimin e progresit të pacientëve të trajtuar për sëmundje të tilla si kanceri.