Google Glass janë syzet më të çuditshme që janë parë ndonjëherë dhe çdokush do të donte t’i provonte ato, vetëm se duhet të kesh të paktën 1,500 dollarë në llogari bankare.
Por, si duket jo gjithçka ka shkuar mirë me Google Glass, pasi janë raportuar raste të ankesave të njerëzve se kanë përjetuar dhimbje të syve pasi kanë provuar këto pajisje që vishen.
Shumica e ankesave kanë ardhur nga njerëz të cilët nuk i kanë përdorur në shumicën e kohës Google Glass. Për këtë, Google ka marrë në bordin e saj Dr. Eli Peli, një optometrist i trajnuar në Harvard, për t’u konsultuar me të për shkaqet që mund të kenë shkaktuar dhimbje të syve të përdoruesve të Google Glass.
Nëse Google i vendos lentet përpara, apo poshtë syve, mund të pengojë pamjen për përdoruesit e Google Glass, ndërsa vendosja e këtyre lenteve sipër në anën e djathtë do t’ju ofrojë përdoruesve një pamje më të qartë, por mund të shkaktojë dhimbje të syve. Google i këshillon përdoruesit që t’i përdorin më pak Google Glass, edhe pse ata që i përdorin në fillim duan t’i mbajnë gjatë gjithë kohës- kush nuk do dëshironte?/gazetatribuna/