Kur'ani i Shenjtë është përkthyer dhe botuar në 63 gjuhë nga Kompleksi i Shtypjes dhe Botimeve të Kur'anit të Shenjtë në qytetin e Medinës.
Sipas gazetës Al-Arab, Muhammad Salim bin Shadid Al-'Ufi, drejtor i përgjithshëm i kompleksit tha se që 30 vjet, qendra ka botuar dhe shpërndarë më shumë se 37.000.000 kopje të Kur'anit të Shenjtë në mesin e haxhinjve.
Kompleksi kohët e fundit ka përfunduar përkthimin e Kur'anit të Shenjtë në gjuhën Suahileze, duke e çuar numrin e gjuhëve në të cilat Libri Hyjnor është botuar nga kompleksi i botimeve deri 63 gjuhë.
Përkthimet Kur'anit nga kompleksi përfshijnë 32 gjuhë aziatike, 15 gjuhë evropiane dhe 16 gjuhë afrikane.
Muhammad Salim bin Shadid Al-'Ufi theksoi se planet e Kompleksit të Shtypjes dhe Botimeve të Kur’anit të Shenjtë ka në plan të publikojë përkthime të reja të Kur'anit të Shenjtë në hebraisht dhe japonisht.
Ai vuri në dukje se numri i përgjithshëm i produkteve të kompleksit, duke përfshirë kopje të Kur'anit, përkthime të Kur'anit, interpretime, CD dhe DVD të të Kur’anit ka arritur në 300.000.000
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi