Qëndrimi i Islamit lidhur me kumarinë e fëmijëve

Pyetje:

Selam alejkum! Jam i interesuar të di për qëndrimin e Islamit në lidhje me kumarin e fëmijëve, kur i mbush një vjeç. Në fakt, kam dëgjuar se ka një kumari (nun) për fëmijë, kur fëmija mbush një vit i qethen ose i prehen flokët ose diçka e ngjashme. Çfarë ka të bëjë kjo me Islamin apo është vetëm një traditë e shqiptarëve ose traditë e krishterëve në Ballkan?

Përgjigje:

Alejkumus-selam! Islami, siç është e njohur për shumicën, e përqendron vëmendjen dhe kujdesen e tij për njeriun qysh para formimit të tij. Islami nuk kujdeset për njeriun vetëm kur ai kalon nga kjo botë, por edhe atëherë kur vjen në këtë botë! Janë një seri rregullash, të cilat është mirë , e disa janë të detyrueshme të kryhen atëherë kur është në pyetje fëmija i porsalindur, të tilla si:
1. Dashuria ndaj fëmijës, pa marrë parasysh a është djalë apo vajzë.
2. Kërkimi i myzhdesë (sihariq) personit të cilit i ka lindur fëmija,
3. Këndimi i ezanit dhe kiametit në vesh fëmijës së porsalindur.
4. Emërtimi i fëmijës me emër të bukur-islam (emërtimi i fëmijës është e drejtë e babait jo e nënës!)
5. Të përtypësh pak hurme dhe t’ia vësh në gojë dhe t’ia fërkosh buzët.
6. Të bësh një lutje për bereqet – begati.
7. Të presh kurban – akika për fëmijën, (për vajzë një kurse për djalë dy.)
8. T’i rruhet koka fëmijës së porsalindur dhe të shpërndash lëmoshë në argjend, aq sa peshojnë flokët.
9. Të bërit synet (rrethprerjes), (fëmijën mashkull).
10. Shpuarja e veshit për vëth (fëmijës femër).
11. Të punosh për edukimin e tij.
Sigurisht që është e vlefshme dhe sevap kryerja e këtyre detyrave për fëmijën e porsalindur, dhe që është një shenjë e miqësisë e brendshme në mes atij personi dhe fëmijës. Është me rëndësi që këto punë t’i besohen njeriut të besueshëm, të ditur dhe të devotshëm, e veçanërisht kur është fjala për lutjen – duanë! Personat që i kryejnë punët rreth të porsalindurve (duke emërtuat, përtypja e hurmës, ezanit dhe ikameti, rruarja e kokës, prerja e Kurbanit ...), përafërsisht ' bëhen “kumar” vetëm se kjo kumari, sipas Sheriatit, nuk bartë pas veti kurrfarë të drejte e as detyrimi, me përjashtim të afërsisë dhe miqësisë së ngushtë. Ajo që është për çdo kritikë, është besueshmëria në zbatimin e këtyre rregulloreve me vlerë pafeve dhe jobesimtarëve, e cila ishte e veçantë për ne në Ballkan, për një pjesë të mirë të boshnjakëve, por edhe për disa shqiptarë - gjatë periudhës komuniste, ku, kumara është preferuar të jetë serb! !!?

Pra, kjo është gjë e gabuar, e cila urgjentisht duhet ndaluar, dhe ky trajtim nuk ka kurrfarë baze në Islam! Të gjitha rregulloret e mëparshme janë të lavdërueshme të zbatohen sa më shpejt dhe sa më herët të jetë e mundur, e ato nuk janë të lidhura me përmbushjen e ditëve të viteve të jetës, e kush është i interesuar për t'u njohur më detajisht me të dhënat që lidhen me këtë fushë, le të kthehet në veprën e Hafiz Ibn el-Kajjim el-Xhevziut, r.h.m., titulluar "Tuhfetul-Mevdudi”'.



Sead Jasaviq, prof. fikh
Përshtati: Esat Rexha