Zemra e fëmijëve është një perlë e pastër, ku asgjë nuk është e gdhendur në të.
Sot, bota islame është në një gjendje të prapambetjes shkencore dhe teknologjike, të përçarjes dhe të pamundësisë për të plotësuar nevojat bazë të popujve të tyre, të mos flasim për plotësimin e rolit kulturor dhe qytetërues, me të cilin është e ngarkuar. 
Krejt kjo u ka ndodhur myslimanëve  gjatë një periudhe të gjatë historike, dhe për disa arsye, kryesisht ose në radhë të parë, për shkak të largimit të tyre nga rruga e Allahut xh.ah. dhe udhëzimit të Tij, të cilin e shpalli në Kur'an dhe shpjegoi me praktikën (Sunetin) e Pejgamberit, s.a.v. s. 
Kur muslimanët e zbatuan udhëzimin e Allahut xh.sh., në jetën e tyre, e pushtuan tërë botën, nga Kina në Lindje deri në Spanjë në Perëndim dhe nga Siberia në veri deri në Indonezi në Jug. Kjo ndodhi atëherë kur ata ishin shembull për gjithë ose mbarë  njerëzimin, në rrafshin ose në nivel individual dhe në nivel shoqëror, duke përcjell  të mirën dhe drejtësinë, pas së  cilës shumë njerëz vullnetarisht hyjnë në fenë e Allahut. Por, me kalimin e kohës, kur u larguan  nga ai drejtim dhe plotësisht e lanë pas dore, erdhën në situatë në të cilën gjenden sot.
Neglizhimi i edukimit të fëmijëve 
Nuk ka dyshim se arsyet kryesore për prapambetjen e komunitetit  mysliman është  edhe  neglizhimi i  arsimimit – edukimit të fëmijëve me edukimin e drejtë  Islam. Breza e breza janë rritur larg  udhëzimeve të Allahut xh.sh., dhe kur ato  breza erdhën në krye të Ummetit musliman, e tradhtuan  besimin e dhënë, ashtu që e shkatërruar veten, Ummetin e tyre, të ardhmen e tyre dhe brezave  të  ardhshëm. 
Premisat  fillestare 
Nuk ka dyshim se fëmijët janë pasuria dhe ardhmja e çdo kombi dhe populli, ata janë udhëheqësit e së nesërmes dhe të ardhmes. Asnjë popull nuk ka arritur të bëhet i  famshëm, e që të mos i ketë kushtuar  vëmendje të posaçme fëmijëve të tyre dhe edukimit të brezave të ardhshëm, dhe kanë bërë çdo gjë që ka qenë në mundësinë e tyre për të arritur që gjeneratat e reja, në përputhshmëri me normat dhe rregullat të cilat do t’ua lejojnë që ata të jenë të gatshëm për t’i  pranuar detyrat  në të ardhmen . 
Obligimi i edukimit të fëmijëve, kryesisht bie mbi prindërit, sepse  fëmiu rritet në përqafimin e tyre, dhe gjëja e parë që ai e sheh në  këtë botë është shtëpia e tij dhe prindërit e tij. Në mendjen e tij, para së gjithash  formohet pamja e jetës nëpërmjet asaj që e sheh prej tyre, si dhe  personaliteti  i tij i dobët i merr elementet e mjedisit në të cilin jeton. 
Imam Gazaliu thotë: "Fëmiu  është emanet tek prindërit e tij, zemra e tij është perlë e pastër, ku asgjë nuk është e gdhendur, por është e gatshme për të pranuar çdo gjë që  gdhendet në të. Pra, nëse  mëson të mirën dhe adaptohet me të, ai do të rritet në të mirën dhe prindërit e tij do të jenë të lumtur me të në këtë botë dhe në botën tjetër. Në qoftë se ai anashkalohet – ose lihet pas dore dhe mësohet me të keqen, do të jetë për të ardhur keq dhe do të shkatërrohet, e përgjegjësinë  për këtë do ta mbajnë  kujdestarët, prindërit apo kushdo qoftë  tjetër."
Pejgamberi s.a.v. s. i atribuohet përgjegjësisë së plotë për edukimin  e fëmijëve, prindërve të tyre, dhe thotë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj. Sundimtari është përgjegjës për popullin e tij, çdo person është përgjegjës për familjen e tij, gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe anëtarët e familjes së saj, shërbëtori është përgjegjës për pasurinë e pronarit të saj ... të gjithë ju jeni  përgjegjës për kopenë  tuaj. "(Buhariu dhe Muslimi)
Para kësaj, Allahu xh.sh. i ka urdhëruar prindërit për edukimin e fëmijëve të tyre dhe përgjegjësinë e tyre për këtë e  atribuoi me fjalët: "O ju që keni besuar, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lëndë  djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët" (Et-Tahrim 6). 
Ali Ibn Ebi Talib, duke e komentuar  këtë  ajet thotë: "Mësoni veten dhe familjen tuaj me të mirën", siç citohet në komentin e këtij ajeti: "Ruani  veten dhe familjen tuaj duke u larguar nga mëkatet, në atë  mënyrë që t’ua ndaloni atyre atë që ju nuk e bëni". Pra, duhet angazhim i madh dhe punë e vazhdueshme për edukimin e fëmijëve, korrigjimin e gabimeve të  tyre dhe adoptimin e tyre në të mirën. Kjo është rruga e profetëve dhe të dërguarve të Allahut.
Përgjegjësia prindërore 
Allahu, xh.sh., e  krijon fëmiun  në "fitretu" (në besimi i lindur), përderisa përgjegjësinë e largimit të tij nga ajo, në radhë të parë bie  tek prindërit e tij, sepse ata janë që e orientojnë  dhe e edukojnë. Pejgamberi s.a.v. s.,  ka thënë: "Çdo fëmijë lind në „fitret“ (ne fenë e natyrshmërisë së tij), por prindërit e janë ata të cilët e bëjnë  jehudi,  mezhusij (zjarrputist)  apo të  krishterë". 
Imam Ibn el-Kajjimi e konfirmon këtë përgjegjësi të  prindërve, dhe thotë: "Ulemaja thonë se Allahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit së  pari do t’i pyes prindërit për fëmijët e tyre,e  pastaj fëmijët për prindërit e tyre, për shkak se siç i ka detyrimet prindi për birin e tij, po ashtu edhe  djalë i ka detyrime ndaj babait të tij. Allahu xh.sh., ka  thënë: "Ne e kemi obliguar çdo njeri që  të jetë i mirë ndaj prindërve të vet." (El-Ankebut, 8), por gjithashtu ka thënë edhe: " Veten dhe  familjen tuaj ruane  nga zjarri." (Et-Tahrim 6 ). Në një ajet tjetër Allahu xh.sah. thotë: "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve... "(An-Nisa, 36) 
E Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj në dhurata, ashtu siç dëshironi që ndaj juve të veprohet drejtë në bamirësi dhe në trajtim të mirë." (Sahihul-Xhami)
Prandaj, ai që e neglizhon edukimin e fëmijës së tij ka vepruar shumë keq. Sjellje e çuditshme tek shumica e fëmijëve është për shkak se prindërit e kanë lënë pas dore mësimin e tyre për rregullat fetare  dhe  edukimin fetar. Ata i lanë pas dore derisa ishin të vegjël, humbën  plotësisht dhe u bënë të pa dobishëm për vete dhe për prindërit e tyre, edhe pse  u rritën. Ky është rezultat tërësisht i natyrshëm i  neglizhimit të edukimit të  fëmijëve. Për të ilustruar më mirë po përmendim fjalët e një të riu që iu përgjigj prindërve të  tij, pasi e pyetën pse është i pa dëgjueshëm: "O babi  im, më ke lënë pas dore kur isha  fëmijë, pra edhe  unë të lë pas dore  tani që jam i rritur; më braktise  kur  isha foshnje – i  porsalindur, kështu që edhe unë të braktisë  kështu  të vjetër. "
Edukimi i fëmijëve është i ngjashëm me vëmendjen që bujku ia kushton bimës së  tij. Ai i heq gjembat dhe bimët tjera të dëmshme që janë të huaja për bimën, ashtu që bima të jetë sa më e mire dhe të zhvillohet ashtu si duhet.
Rëndësia e zgjedhjes së gruas  
Edukimi i fëmijës fillon shumë herët, madje edhe para lindjes së tij, me zgjedhjen e partnerit bashkëshortor dhe vendosjen e jetës familjare në baza të shëndosha. Familja islame është qeliza bazë e shoqërisë islame, sepse shoqëria islame përbëhet nga shumë qeliza. Në të njëjtën kohë, familja është një nga fortesat e akidetes islame (besimit). Kjo kala duhet të jetë e siguruar  dhe e mbrojtur. Muslimani është i detyruar që këtë kala të sigurojë nga  brenda dhe ti mbyllë  të gjitha daljet, para se të largohet  nga ajo. Shoqëria islame duhet të ketë  femra muslimane, sepse ata janë kujdestarët e gjeneratave që janë rrënjët dhe frutat e ardhmërisë. Prandaj duhet t'i kushtohet  vëmendje e madhe edukimit të  grave myslimane, të cilat  do të jenë në gjendje të formuar familje islame, e kushdo që dëshiron të krijojë familje islame,  duhet, para së gjithash, të kërkojë  grua që është e drejtë  dhe myslimane  e sinqertë. 
Kriteri kryesor që shikohet te gruaja  është feja e saj, edukimi,  arsimi dhe devotshmëria. Vetëm një grua e tillë do të sjellë lumturi dhe gëzim për familjen dhe kësaj  mund ti  besohet nderi, pasuri dhe lindja. Ajo do t'i mbushë me iman për gjidhënjes që u jep dhe me  ahlakun  më të bukur përmes ushqimit me të cilin ushqen. Në hadithin e Pejgamberit, s.a.v.s. ka thënë: "Gruan e martojnë katër gjëra: Bukuria, pasuria, prejardhja dhe besimi, e ti zgjidhe atë që ka besim, do të jesh i lumtur" 
Në një tjetër hadith  Pejgamberi  s.a.v.s., ka thënë:  "Zgjidhni gratë e juaja, sepse gratë lindin fëmijë të ngjashme me vëllezërit dhe motrat e tyre" Përzgjedhja e gruas  numërohet një nga të drejtat e fëmijës ndaj  prindit, ashtu siç ka  thënë Omeri r.a., kur e pyetën çfarë të drejte ka  fëmija ndaj prindit të tij, ai tha: "Që t‘ia zgjedh nënën, ta emërtoi me një emër të bukur dhe t‘ia mësojë Kur'anin."
Dhe së fundmi, femra e  hajrit është një thesar tepër i çmuar për njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër. Tirmidhiu transmetohet nga Sevbana se ka  thënë: "Kur është shpallur ajeti: "Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.... "(Et-Tewbe, 34),  kemi qenë duke udhëtuar me Pejgamberin, s.a.v.s., dhe  njëri  nga Sahabët tha: "Kjo është shpallur me rastin e arit dhe argjendit, sikur ta dinin se cili është më i mirë, atë do ta merrnin."  Pejgamberi  s.a.v.s., lidhur me këtë tha: "Pasuria më e mirë është gjuha që shpesh  bën dhikër, zemra  e cila falënderon  dhe gruaja e hajrit, e cila i  ndihmon  burrit të  saj në imanin e tij. "
 Ebu Davudi transmeton  se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë  Omerit, r.a.: "A do të  informojë për atë që njeriu  duhet ta ruaj si thesar: „Gruan  e hajrit, e cila  kur e shikon burri i saj  kënaqet,   kur diçka e  urdhëron  i  bindet, e kur ai i  mungon asaj ajo e ruan.
Rëndësia e rolit të nënës 
Nëna luan rolin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve të tyre, prandaj është e nevojshme që t’i kushtohet vëmendje e mjaftueshme, për të qenë  në gjendje për t'u përgatitur për këtë rol. Të  vërtetën e ka thënë  një poet kur i shqiptoi këto vargje: "Nëna është shkollë, të cilën qoftë se e përgatit – ke  përgatitur  një popull me  karakteristika të dobishme." 
Për këtë arsye armiqtë tanë e kanë  vënë theksin te gratë, në sulmet e tyre fizike dhe psikologjike mbi ne. Me dinakërinë e tyre e nxorën nga  shtëpia, me  pretekst për  nevojën  për të punuar dhe për të marrë pjesë në ndërtimin e shoqërisë bashkë  me burrat, por ata,  në këtë mënyrë e larguan  nga roli i saj kryesor për të cilin është krijuar. E ndanë nga edukimi i brezave të ardhshëm, dhe në këtë formë e shkatërruan tërë shoqërinë dhe të ardhmen e saj, duke ia  pamundësuar që  të përmbushë rolin e saj në edukimin e fëmijëve, të  cilën nuk e ka pranuar asnjë tjetër, kur ajo është larguar nga shtëpia. 
Roli i gruas në edukimin e fëmijëve dhe përpjekjet e saj për ti siguruar burrit atë që ai ka nevojë, e ngritë  në shkallën më të lartë, dhe me  këtë ajo radhitet  në radhën kolosëve  më të mëdhenj botërorë. Ajo punë e sajë  i përgjigjet  sipas vlerës së saj, xhihadit të  mashkullit në luftë, namazit të tyre me xhemat, faljes së namazit të xhumasë dhe namazit të xhenazes. Puna e saj i përgjigjet të gjitha këtyre vepra së bashku, që është argumenti  më i madhe i vlerës së vërtetë të rolit të saj për muslimanët dhe Islamin. 
Imam Muslimi transmeton  se Esma, e bija e Jezidit r.a. erdhi te  Pejgamberi s.a.v.s., dhe i tha: "Unë kam ardhur përpara një grupi të grave të cilat e thonë të njëjtën gjë sikurse unë. Allahu të ka dërguar te  burrat dhe te gratë, kështu që ne të kemi pranuar dhe të kemi ndjekur, por ne gratë shumicën e kohës jemi në shtëpi, e meshkujt janë dalluar nga ne duke prezantuar me xhemat, me përcjelljen e xhenazeve  dhe pjesëmarrjen në xhihad. Kur ata shkojnë në xhihad ne ua ruajmë  pasuritë e tyre dhe ua edukojmë  fëmijët e tyre, atëherë a do të  marrim  pjesë në shpërblimin  me ta o Pejgamber i All-llahut.? Pejgamberi s.a.v.s., u kthye ka shokët e tij dhe tha: "A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë grua të ketë bërë pyetje më të mirë në lidhje me besimin e saj se kjo? "Sahabet u  përgjigjën," Jo, o i Dërguar i Allahut." Pejgamberi s.a.v.s. pastaj tha:" Mund të shkosh o Esma dhe informo shoqet tua, se sjellja e bukur e gruas me burrin e saj, kërkimi i kënaqësisë së tij dhe bindja në atë që ai kërkon i përgjigjet të gjitha atyre që ti i numërove."
Pejgamberi  s.a.v.s. i  vlerësoi gratë e kurejshëve, për sjelljet e mira të mirë ndaj fëmijëve dhe burrave të tyre, dhe tha: "Gratë  më të mira janë gratë e Kurejshve, ato janë të mëshirshmet ndaj fëmijëve të tyre të vegjël, dhe më besnike ndaj burrave të tyre" 
Shpërblimi  për furnizimin e grave dhe të fëmijëve 
Njeriu, pavarësisht nga fakti se merr pjesë në edukimin e fëmijëve përmes këshillave, paralajmërimeve - verejtjeve dhe qortimeve, është i obliguar që ti mbështesë financiarisht gruan dhe fëmijët e tij në procesin e edukimit të tyre. 
Janë një mori  hadithesh të cilat  ia bëjnë me dije njeriut  për shpenzimin e pasurisë  në furnizimin e grave dhe të  fëmijëve dhe e thekson se do të ketë shpërblim të madh për këtë. 
Imam Muslimi transmeton se Ebu Hurejra  r.a. ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Pasurinë  të cilën e ke dhënë në rrugën e All-llahut (për të ndihmuar muxhahidët), pasurinë  të cilën e ke dhënë për lirimin e robit, pasurinë të cilën e ke dhënë  për të varfrit, dhe pasurinë të  cilën e  ke shpenzuar për familjen tënde, më e  mira ndër të gjitha është ajo që ke shpenzuar për familjen tënde "! 
Në një tjetër hadith thotë: "Sa më shumë pasuri që shpenzoni për familjen tuaj ju do të shpërbleheni për të, madje edhe për kafshatën që e qon në gojën e gruas tënde" 
Imam Ahmed transmetohet me një isnad të mirë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Me atë që ke ushqyer vetveten është lëmoshë për  ty,  ajo me të cilën i ke ushqyer fëmijët e tu është lëmoshë për ty, ajo me të cilën ke ushqyer gruan është lëmoshë për ty dhe ajo që ke ushqyer shërbëtorin tënd është lëmoshë  për ty."
Së fundmi po i transmetojmë fjalët e Ibn Umerit r.a.: "Është mëkat i  mjaftueshëm që njeriu të anashkalojë së furnizuari atë që është i obligueshëm për ta furnizuar." 
Disa karakteristika të mësuesve të suksesshëm 
Edukator i suksesshëm duhet të ketë cilësitë e nevojshme që do ta ndihmojnë në mënyrën e edukimit të duhur. Këtu  do t’i  përmendim vetëm disa: Mëshira dhe shmangja e vrazhdësisë
Muslimi transmeton  se Aisha r.a. ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: "All-llahu është i butë dhe e do butësinë, për mirësinë  shpërblehet me  atë që nuk do të shpërblehet me asgjë tjetër“. 
Në një transmetim tjetër thuhet: "Allahu është i butë dhe në të gjitha e do butësinë." 
Në hadithin e tretë të cilëne  transmeton Aisheja r.a. thuhet: "Butësia e zbukuron çdo gjë në të cilën gjendet dhe çdo gjë që nuk ka butësi e  humbë vlerën e saj."
Transmeton h.Aisheja r.a. se  Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sillu butë, o Aishe, sepse kur Allahu i Lartësuar i dëshiron një  familje hajr, i udhëzon në butësi." 
Muslimi e transmeton një rivajet në  cilin thuhet: "Kujt i  është refuzuar butësia, i është  mohuar  çdo e mirë. "
 
Zemra e mëshirëshme 
El-Bezzar transmeton nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Çdo pemë e ka frytin e vet, fryti i zemrës është fëmija. All-llahu nuk do të jetë i mëshirshëm ndaj atij që nuk është i mëshirshëm ndaj  fëmijës së  tij. Pasha Allahun, nuk do të hyjë në Xhennet ai që nuk është i mëshirshëm" Atëherë sahabet  thanë: " Të gjithë ne jemi të  mëshirshëm " Ai tha: “Nuk është mëshirë t’i mëshirosh të afërmit dhe miqtë tuaj, por i mëshirshëm është ai që është i mëshirshëm për të gjithë njerëzit "
Shmangia nga zemërimi 
Zemërimi dhe hidhërimi  janë tipare negative në procesin e edukimit. Nëse njeriu arrin ta sundoj zemërimin dhe hidhërimin e tij, kjo do të  jetë shpëtim për të dhe fëmijët e tij. Pejgamberi s.a.v.s. e  ka paralajmëruar njeriun që kërkoi këshilla, duke i thënë: "Mos u zemëro," dhe disa herë e ka përsëritur. Gjithashtu, Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Nuk është hero ai që i mund njerëzit në mundje, por hero është ai i cili e mundi zemërimin e tij." 
Së fundmi, rezultati i këtij edukimi  është një lajm i mirë të cilin na e ka  transmetuar Buhariu nga Ebu Hurejra se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do t’i ngritet derexheja personit të vdekur pas vdekjes së tij, dhe do të thotë: "O Zoti im, ç’është kjo? "Do t'i përgjigjen: " Fëmiu yt ka kërkuar  falje te All-llahu xh.sh. për ty."
O All-llah që je një dhe i Vetëm, na ndihmo që fëmijët tan ‘ti shpiejmë në rrugë të mbarë dhe t’i udhëzojmë në të vërtetat Islame dhe mos të turpërohen ata për neve... dhe mos të turpërohen ata për neve. Amin!. 
Përshtati: Esat Rexha