Kurani - libri më i popullarizuar dhe më i lexuar në histori!

Portali i mirënjohur që i dedikohet kulturës së leximit, lovereading.co.uk, ka mbledhur të dhëna për numrin e botimeve, përkthimeve dhe kopjeve të shtypura të librave më të popullarizuar në histori.

Në vendin e parë, si libri më i popullarizuar i të gjitha kohërave, është Kur’ani me mbi 3 miliardë kopje të shpërndara në të katër anët e botës. Është interesant se Kur’ani është i vetmi libër në listën e këtij portali i cili nuk ka pasur ndryshim, sipas të dhënave Kur’ani dhe është përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës.
Ky studim, në veçanti është i rëndësishëm për ne sepse shumë studime tjera të ngjashme kanë marrë parasysh vetëm numrin e librave të shitura. Për këtë arsye në të shumtën e rasteve Kur’ani nuk ishte pjesë e këtyre listave sepse nuk gjendet në mesin e librave komercial.
Studiuesit objektiv, gjithashtu kanë vërtetuar edhe primatin e Kur’anit mbi të gjithë librat tjerë në çështjen e përfaqësimit në botë, leximit dhe studimit.
Në vendin e dytë gjendet “Bibla e Mbretit James” (1611) – me mbi 2.5 miliardë kopje të shtypura. Është interesant se studiuesit thonë se Bibla është shtypur në 1193 versione dhe botime të ndryshme, ndërsa numri i përkthimeve është 66. Ky libër është shpërndarë në mbi 2.5 miliard kopje.
Në vendin e tretë gjenden “Citatet nga vepra e Mao Tse – Tungut”, libër i veprave dhe fjalimeve të zgjedhura të Mao Tse – Tungut, ish liderit të Partisë Komuniste në Kinë. Kjo vepër është përkthyer në 34 gjuhë, me 800 milion kopje të shpërndara.