Qeveria e Mbretërisë së Suedisë ka paralajmëruar ndihmë financiare në sigurimin dhe mbrojtjen e xhamive në këtë vend.
Përveç ndihmës financiare, gjithsesi nevojiten të merren edhe masa tjera për t’i parandaluar sulmet e mundshme ndaj faltoreve Islame në Suedi. Secilës xhami në Suedi, qeveria do t’i siguroj ndihmë financiare prej 20 mijë eurove.
Sipas presidentit të federatës Islame në Suedi, Tahir Akan, brenda një periudhe shumë të shkurtër janë kryer dhjetëra sulme ndaj xhamive në këtë vend. Gjatë bisedave me zyrtarët e qeverisë, është rënë dakord për një ndihmë financiare e cila do të parandalonte këtë dukuri të papëlqyeshme.
Shumë shoqata islame kanë aplikuar për përmirësimin e sistemeve të sigurisë dhe monitorimin e xhamive.