Për herë të parë pas 85 vitesh në Aya Sofia të Stambollit këndohet Kur’an, raporton Anadolu Agency.
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë me rastin e festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed a.s., bashkoi artëdashësit me ekspozitën “Ashk-ı Nebi Ayasofya” ku u prezantuan vepra të ndryshme e të rralla nga arti kaligrafik.
Në këtë ekspozitë morën pjesë Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Görmez, Nënsekretari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Haluk Dursun, Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin dhe shumë të ftuar të tjerë.
Hapja e programit nisi me leximin e Kur’anit nga imami ligjërues i xhamisë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara, dhe kjo cilësohet se është hera e parë pas 85 vjetësh që lexohet Kur’an në pjesën e brendshme të Aya Sofia.