Në Katarin e pasur - restorant që ofron ushqim falas për të varfrit

Në Doha gjendet restoranti Zaiqa i cili bën diçka të pazakonshme për këtë vend të Gjirit, të pasur me naftë.

Tre javë më parë dy vëllezër nga India, pronar të restorantit Zaiqa, vendosën një shenjë të shkruar me dorë, ku thuhet se klientëve që nuk kanë mundësi të paguajnë u ofrohet ushqimi falas.
“Kur e pashë shenjën, sytë m’u mbushën me lot”, thotë Shadab Kan, njëri nga pronarët e restorantit me prejardhje nga New Delhi, i cili që 13 vite jeton në Katar.
“Edhe tani, kur flas për këtë, emocionohem. Ai thotë se ideja ishte e vëllait të tij Nishabit.
Nevoja për ushqim falas në Katar është shumë e theksuar, e sidomos në mesin e atyre që punojnë në industrinë e rëndë. Thuhet se në këtë vend të Gjirit punojnë nga 700 mijë deri në 1 milion emigrant.
“Grupet e të drejtave të njeriut në shumë raste kanë kritikuar kompanitë në Katar për shkak të pagesave jo të rregullta dhe të vogla. Edhe ata që paguhen, shumicën e parave ua dërgojnë familjeve të tyre”, thotë një nga klientët e restorantit, mekaniku nga Nepali, Gufran Ahmed.
"Një numër i madh i punëtorëve fitojnë 800-1.000 rijal (200-250 euro) në muaj. Ata duhet të dërgojnë para në shtëpi. Këtu është shumë shtrenjtë, prandaj ka njerëz që kanë nevojë për ushqim falas."
"Ne kuptuam se një numër i madh i punëtorëve nuk paguhet me kohë dhe ata nuk kanë të holla, madje as për të ngrënë."
"Kishte të tillë të cilët vinin këtu vetëm për të blerë një copë bukë, e pastaj atë do ta hanin vetëm me ujë. Ne e kuptuam se këta njerëz nuk kanë para për të blerë ndonjë gjë tjetër. Ata blinin vetëm bukën, e cila kushton rreth një rial, kështu ne vendosëm që t’ju ofrojmë atyre ushqim", thotë Shadab.
"Por kjo nuk është e lehtë", shton ai. "Nga keqardhja shumica prej tyre refuzojnë të marrin ushqimin pa paguar."
Ai thotë se për tre javë që kanë filluan të ofrojnë ushqim falas, gjatë ditës dy ose tre marrin ushqim falas.
Por, Shadab dhe vëllai i tij kanë një plan tjetër.
"Ne do ta vendosim frigoriferin jashtë, dhe ai nuk do të jetë i mbyllur. Do të jetë i kthyer në drejtim të rrugës dhe do të ketë pako ushqimore mbi të cilat do të jenë të shënuara datat", thotë ai. "Pra, ata që kanë nevojë për ushqim nuk do të kenë nevojë të hynë brenda."

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1428929376.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1428929390.jpg[/img]