Myftiu Tërnava nënshkruan protokoll bashkëpunimi me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës në Turqi ka qenë në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, ku u prit nga drejtori gjeneral, Dr. Adnan Ertem dhe bashkëpunëtorët e tij

Myftiu Tërnava falënderoi z. Ertem për mbështetjen dhe kontributin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve, sidomos për punën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, duke marrë përsipër restaurimin e një numri të konsiderueshëm të objekteve me rëndësi për trashëgiminë tonë kulturore.
Përveç objekteve që deri tani veç është marrë përsipër restaurimi i tyre, sot u nënshkrua edhe një protokoll bashkëpunimi për restaurimin edhe të pesë objekteve sakrale e me vlerë dhe rëndësi të veçantë për trashëgiminë islame në Kosovë. Tani, Drejtoria e Vakëfeve do të restaurojë edhe këto objekte: Medresenë e Vogël në Gjakovë, Kutubhanen e Hadum Agës, pastaj edhe disa xhami të Gjakovës, Sahatkullën në Mamushë, si dhe xhamitë “Alaudin”, “Pirinazi” dhe “Xhaminë e Viçit” në Prishtinë, xhaminë “Bajrakli” në Pejë dhe xhaminë “Gazi Ali Beu” në Vushtrri.
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve, Adnan Ertem, ka çmuar lart bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke premtuar se në të ardhmen do të vazhdohet edhe me projekte të tjera./bislame/






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme