Kryesia e BIK në mbledhjen e sotme përveç tjerash diskutoi edhe për gjendjen në BFI të Maqedonisë pas së cilës del me këtë
DEKLARATË PËR OPINION
Kryesia e BIK me vëmendje ka përcjell zhvillimet gjatë javës që kanë përfshirë Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, përse ndihet e shqetësuar pas hyrjes së dhunshme të një grupi individësh në selinë qendrore të BFIM- -RIASET.
Kryesia e BIK e konsideron një veprim të tillë të papranueshëm pa marr parasysh motivet nga të cilat udhëhiqen pretenduesit.
Kryesia e BIK mbështet organet dhe forumet legale e legjitime të BFI të Maqedonisë dhe të vetmen rrugë për zgjidhjen e kësaj situate në të cilën është BFI, e sheh përmes respektimit të kushtetutshmërisë dhe akteve normative në fuqi me të cilat funksion BFI e Maqedonisë.
BIK përshëndet unitetin e organeve dhe institucioneve të BFI në Maqedoni të treguar edhe pas zhvillimeve të fundit.
Kryesia e BIK bënë apel që me gjakftohtësi duke respektuar kushtetutën, pa politizime e polarizime të tejkalohet kjo gjendje, dhe BFI sa më parë ti kthehet misionit të saj primar.