Në kuadër të aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë gjatë muajit të Ramazanit, mbrëmë kryeimami i KBIGJ, Visar ef. Koshi në shoqëri me përfaqësuesin e DIANET-it nga Turqia, hfz.Ahmet Kazan, vizituan xhaminë në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës, ku u mirëpritën nga imami Smajlj ef.Mustafa dhe xhemati i xhamisë.
“Kjo xhami e rindërtuar pas luftës tregon vlerat e larta të popullit tonë në ruajtjen e identitetit kombëtar e fetar. Në këtë xhami para një shekulli ka filluar mësimi i parë i shkollës fillore për rajonin e Rekës së keqe në mësimin e fëmijëve në gjuhën shqipe. E falënderoj imamin e kësaj xhamie Smajl ef. Mustafen dhe xhematin e tij për pritje madhështore dhe respektin e treguar. Gjithashtu falënderoj edhe bamirësit e këtij fshati e në veçanti familjen Bukolla për rindërtimin e kësaj xhamie. Ramazani i bashkon besimtaret ngase ata janë vëllezër”, ishte kjo porosia e thënë në ligjëratën para faljes së namazit të teravisë nga kryeimami Visar ef. Koshi.