Mbahet takimi i radhës me imamët e komunës së Gjakovës

Sot, më 17.05.2015., Këshilli i Bashkësisë islame në Gjakovë mbajt takimin e rregullt me imamët e komunës së Gjakovës

Në takim u diskutua ecuria e punës si dhe objektivat e këtij institucioni për të ardhmen.

Takimin e hapi kryeimami Visar ef.Koshi i cili u shprehi mirëseardhje dhe i përgëzoi imamët për mundin, angazhimin dhe kontributin e madh që po e japin në misionin e tyre fisnik.

“Jemi mbledhur sot që së bashku t’i shqyrtojmë disa çështje rreth zhvillimit të jetës fetare dhe për sfidat e ndryshme nëpër të cilat po kalojmë. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të japim maksimumin që të përmirësojmë gjithçka që lidhet me punën dhe shërbimin tonë ndaj këtij institucioni dhe ndaj besimtarëve”, u shpreh ndër të tjera kryeimami Koshi.

Në vazhdim kryeimami bëri një pasqyrim të punës të këtij fillimviti dhe foli për problemet që ka hasur ky institucion.

Imamët diskutuan për çështje të tjera me interes, duke dhënë sugjerime të vlefshme për organizmin e jetës fetare dhe aktivitetet që mund të organizohen brenda këtij institucioni gjatë këtij viti.

Në fund kryeimami i falënderoi imamët për punën dhe angazhimin që e bëjnë në shërbim të fesë dhe besimtarëve dhe nga ata kërkoi që të jenë sa më afër këtij institucioni, ngase ky afrim do të shërbente për njohjen dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionin dhe njëri tjetrin.









Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Program fetar dedikuar ardhjes së Muhamedit a.s. si mëshirë për botën