Pas konvertimit në Islam, pastori nigerian shndërron kishën në xhami

Themeluesi dhe udhëheqësi i Kishës Apata Adura Cherubim dhe Serafim, në Ado Ekiti, të shtetit Ekiti në Nigeri, pastori 45 vjeçar, Adekunle Afolabi, pasi e përqafoi Islamin kishën e tij e shndërroi në xhami.

Vendimi i pastorit u prit me reagime të ndryshme. Në mesin e atyre që kundërshtuan zgjedhjen e tij ishte edhe gruaja e tij. Por, disa nga të afërmit e tij të familjes dhe miqve respektuan vendimin e tij, sepse ata gjithmonë e kanë njohur për të sinqertë.
“Gjatë përgatitjeve për përvjetorin fillova të ëndërroi ëndrra të cilat ishin shkak për konvertimin tim në Islam, thotë ish pastori Afolabi.
“Në fillim ëndërroja njerëzit, të ulur në dysheme të kishës, ku disa prej tyre kishin kokat e mbuluara. Pastaj shihja disa të tjerë se si i lanin duart dhe këmbët e tyre para se të hyjnë në kishë, ashtu siç veprojnë myslimanët”
“I vetmi person që atë kohë më kundërshtoi ishte gruaja ime, sepse kur u martova me të ajo ishte e krishtere. Ajo më tha se do të divorcohem, me çka u pajtova, duke i thënë se unë nuk dua të vdes si i krishterë, por si musliman. Pas një kohe, ajo e kuptoi se ne nuk kemi adhuruar asnjë idhull, por gjithmonë kemi adhuruar Zotin. Prandaj u pajtua me vendimin tim. Edhe fëmijët e mi më kanë përkrahur dhe janë bashkuar me mua.”
Pasi shndërroi kishën në xhami, Afolabi Ebubaker thotë se numri i vizitorëve është rritur, por tashmë ata janë musliman.
“Kishën time, që e kam shndërruar në xhami, po e vizitojnë shumë muslimanë, të cilët nuk kam mundësi as t’i numëroj. Për momentin, xhaminë është duke e udhëhequr një imam, ndërsa unë kam rolin e nxënësit, dhe jam duke mësuar më shumë për Islamin”, thotë ish pastori Afolabi.