Përurohet xhamia e re në fshatin Dardhisht

Të premten në kohën e faljes së namazit të xhumasë është bërë përurimi i xhamisë së re në fshatin Dardhisht (Krushevc) të Komunës së Obiliqit.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj xhamie, morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, më në krye myftiun Naim Tërnavën, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, si dhe mysafirë të tjerë që e madhështuan edhe më shumë këtë ngjarje e cila u cilësua tejet e rëndësishme për banorët e kësaj ane.

Me këtë rast myftiu Tërnava, tha se ndërtimi i xhamisë në Dardhishtë, tregon përkushtimin e BIK-ut që të vazhdohet me përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës, ngase nevojat për xhami dita-ditës po rritet, transmeton mesazhi.com.

Ai shtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me ndërtimin e xhamive nëpër fshatra dhe rajone në mbarë vendin.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, falënderoi përfaqësuesit e BIK-ut, por edhe donatorët që kanë bërë të mundur ndërtimin e kësaj xhamie, duke thënë se komuna do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e BIK-ut për të përmbushur kërkesat e qytetarëve sa i përket faltoreve.

Edhe ministri Agani u shpreh se ndërtimi i xhamive është indikatorë se rinia kosovare është në rrugë të drejtë, larg dukurive të këqija negative, dhe se për këtë dëshmon mbushja e xhamive me xhematë kryesisht të moshës rinore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme