Bashkesitë Islame të Maqedonisë dhe Kosovës dënojnë sulmet në Paris

Bashkesitë Islame të Maqedonisë dhe Kosovës dënojnë sulmet në Paris dhe shprehin ngushëllime për ngjarjet e mbrëmshme të Parisit.

Kryetari i BFI-së Maqedoni, Sulejman Rexhepi shprehu shqetesimin dhe denimin e tij per ngjarjet e Parisit. Ai thotë se në metropolin francez ndodhi sulm ndaj njerëzve të pafajshëm, shkruan alsat-m.
Edhe Bashkesia islame e Kosoves ka thene se ndajne pikellimin e tyre me popullin francez: “Me shqetësim të thellë kemi mësuar lajmin që mbrëmë në Parisë nga sulmet terroristë janë vrarë qindra qytetarë të pafajshëm. Në këto momente të vështira për Francën ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjarët e viktimave, me popullin francez dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duke u lutur që bota mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme.Aktet e tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të pa pranueshme, antihumane e anitnjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti. Mbrëmë në Paris u atakuan liria, demokracia dhe vlerat qytetëruese e civilizuese. Jemi të bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhet dhe masat e nevojshme që ngjarje të tilla mos të përsëriten më. E ndajmë dhimbjen me popullin mik francez dhe dënojmë ashpër aktet makabre me të cilat u përball Parisi mbrëmë. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e viktimave të pafajshme si dhe i shëroftë sa më parë të plagosurit e të lënduarit e ngjarjeve të mbrëmshme.”