Mund të keni dëgjuar ndonjëherë që mjekët ju këshillojnë të konsumoni një gotë verë të kuqe, pasi mendohet se ju bën mirë për zemrën. Në fakt, me sa duket, nga sot e në vazhdim nuk do ta merrni më këtë këshillë.
Siç thotë një raport i cili mban firmën e Chief Medical Officer Sally Davies, gjithçka që kemi menduar se dimë për verën deri më tani, ka qenë deri në një farë mase tërësisht e gabuar, transmeton Tesheshi.
Raporti më i detajuar i bërë gjatë 20 viteve të fundit hedh poshtë mitet mbi temën e alkoolit, e në veçanti mbi vlerat e verës së kuqe në shëndet.
Siç thuhet në dokument, i cili pritet të bëhet publik ditën e sotme, do të “shkatërrohet” besimi i shpërndarë në të gjithë botën se vera e kuqe mund të ulë rrezikun e kancerit, të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të dementias, nëse konsumohet në mënyrë të moderuar.
Mjekëve iu kujtohet se nuk ekziston një nivel i sigurt i konsumit të alkoolit, pasi edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e tumoreve.