Refugjatët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në Evropë tani mund të përdorin një aplikacion në internet i cili liston klinika të sigurta dhe ku mund të hyhet lirshëm kudo në kontinent.
Doktorët e Botës, grupi i bamirësisë që fshihet pas aplikacionit ClinicFinder, thanë që ishte shumë e nevojshme për refugjatët që të dinin ku mund të merrnin këshilla mjekësore po marrë një faturë të rëndë. Aplikacioni është me bazë shfletuesi, miqësor me telefonin dhe i vlefshëm në gjuhën Arabe, Angleze, Iraniane (Persiane) dhe Franceze.
“Nëse ne u tregojmë ku mund të gjejnë shërbim spitalor falas, kjo është mjaft e dobishme” është shprehur menaxheri i shoqatës së bamirësisë McKenzie.
Shërbimi përdor GPS e pajisjes për të treguar klinikën jo qeveritare dhe ku mund të hyhet lirshëm që ofron shërbim të sigurt dhe falas. Mund të kërkohet dhe me vendndodhje (Athinë, Berlin) ose me nevojat mjekësore (fëmijë, viktima të dhunës).
Aplikacioni i internetit që sapo ka filluar funksionimin, ka detaje mbi 73 klinika në 16 shtete. McKenzie tha se sa shumë mund të rritet mbetet “e panjohur”
“Edhe pse kjo nuk duket shumë, është më shumë nga çka qenë ndonjëherë në një burim qendror” shpjegoi McKenzie. “Ne do të kemi një ide sesa shumë mund të zgjerohet kur njerëzit ta njohin këtë aplikacion.
Çdokush mund të shtojë një klinik që mund të listohet në këtë shërbim, dhe të gjitha kërkesat hyrëse duhet të aprovohen nga Shoqata e bamirësisë. Kontrolli i legjitimitetit të klinikave të reja është një ndër gjërat kryesorë të shërbimit, është shprehur McKenzie.
10,000 mjek dhe infermiere që punojnë me refugjatët në Evropë u është dërguar karta e kontaktit me detaje të aplikacionit ClinicFinder, i cili tashmë do të shpërndahet për ata që kanë nevojë.
Shoqata e bamirësisë tha se shpreson që më shumë agjenci të ndihmës së shpejtë të kontribuojnë në këtë shërbim, duke e rritur kështu numrin e klinikave të listuara.