“Taksi Rozë”, i cili do të jetë në shërbim vetëm për klientët e gjinisë femërore do të jetë një fenomen i përhershëm në rrugët e qytetit Sivas në Turqinë qendrore.
Siç thuhet në deklaratën e qytetit Sivas udhëheqësi shërbimeve të taksisë tek stacioni qendror i autobusëve, Gokhan Simsek me qëllim të shërbimeve më të mira për gratë, ka paraqitur kërkesën për zbatimin e “Taksisë rozë.
Koordinatori i Drejtorisë Erdogan Yuvaci tha se përveç grave klientë të këtyre taksive do të jenë edhe fëmijët.
“Nëse edhe shërbimet tjera taksie do të kërkojnë diçka të tillë, ne do të sigurojmë nga një automjet për secilin”, tha Erdogan Yuvaci.
Simsek beson se një automjet nuk do të mjafton për gjithë qytetin, prandaj shpreson se edhe kolegët e tij do ta mbështesin. Shoferja e taksisë të destinuar për gratë Gamze Taskan thotë se ky është një projekt i rëndësishëm që mund të kontribuojë në uljen e dhunës ndaj grave.