Anëtari i administratës së dy xhamive të shenjta të Mekës dhe Medinës, përmes fotografive, shpjegon hapësirën ku është varrosur Pejgamberi i Zotit, Muhamedi, alejhis-selam.
Ekspozita ka ngjallur interesim të madh. Me orë të tëra është pritur për t’i parë fotografitë e gjësendeve që janë gjetur në dhomën ku është varrosur Pejgamberi a.s., dhe dy halifet, Ebu Bekri dhe Omeri, r.a.
Organizatori i ekspozitës Faiz el-Faiz thotë se nuk ekziston ndonjë shërbim i veçantë që kujdeset për atë dhomë, i gjithë kujdesi drejtohet nga administrata e dy Xhamive të Shenjta. Nga 5 Sheval i vitit 881 në dhomën ku është varrosur Pejgamberi a.s., dhe dy hafifet, askush nuk ka hyrë, as mbretërit, e as presidentët e vendeve islame. Në dhomë hyjnë vetëm anëtarët e administratës dhe punëtorët e pastrimit të shoqëruar nga ata, thotë Faiz.
Ekspozita është organizuar në një hapësirë prej 15 mijë metra katrorë, ku mund të shihet gjithçka që u intereson vizitorëve. Udhëheqësi i ekspozitës thotë se numri i vizitorëve në këtë vit është tejkaluar disa herë. Supozohet se interesi për ekspozitën është rritur për shkak të pjesëmarrjes së administratës së dy Xhamive të Shenjta, e në veçanti të gjërave që kanë lidhje me Pejgamberin a.s..