Autoritetet e qytetit italian, Firenca kanë miratuar vendimin që në qytetin e tyre të ndërtohet “xhamia e madhe” sepse, siç njoftojnë mediat italiane, Xhamia Qendrore nuk mund të pranoj më shumë se 1.000 besimtarë.
Shumë besimtarë muslimanë shpesh herë detyrohen që namazin ta falin në rrugët afër xhamisë qendrore, në lagjen Borgo Allegri.
“Kjo është një situatë shumë e pakëndshme, ngase krijon një imazh të keq për xhaminë dhe qytetin. Ndodh ndonjëherë të premtën ta falim dy herë namazin e xhumasë. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj shumë besimtarë falen në rrugë, ka thënë imam i xhamisë në Firence Izzedin Elzir për Local.
Autoritetet e Firences kanë njoftuar se momentalisht është dke u kryer studimi i fizibilitetit, ndërsa Këshilli i qytetit ka premtuar se muslimanët shumë shpejt do të kenë xhaminë e re në qendër të qytetit.
Sipas të dhënave jo zyrtare në Firence momentalisht jetojnë afër 30.000 muslimanë.