Të shtunën më 28.05.2016 Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të tretë organizoi turnir në Futsall me këshillat e bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore vendi i parë i takoi KBI të Vitisë, vendi i dytë KBI të Shtimes, ndërsa vendi i tretë KBI të Gjilanit. Golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Adil Haxhiu nga KBI-Viti.
Vitiasve kupën e këtij turniri ua dhuroi myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef.Tërrnava, i cili lojtarët vitias i përgëzoi për triumfin në këtë aktivitet garues.
Në anën tjetër, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha pjesëmarrësit i uroi për suksesin e shënuar në këto gara duke shtuar se do t’i mbështes ata edhe në aktivitetet tjera sportive.
Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.
Shpërblimet ishin si në vijim:
Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit
Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 100 euro.
Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 150 euro.
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turnirit dhe 200 euro.
Turniri filloi në ora 09:00, dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini - profesor i Edukatës fizike.