Mos e nënvlerëso veten!

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Prej Tij falje, ndihme dhe udhëzim kërkojmë. Kë e udhëzon All-llahu në rrugë te drejtë ai me të vërtetë është i udhëzuar, e atë të cilin Allahu e le në humbje, askush nuk mund ta vë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i dërguar i Tij, i cili me shembullin e tij të ndritur ka treguar se çfarë duhet të jemi ne. Salavatet dhe bekimet qofshin mbi të, familjen e tij të ndershme, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë në të mirë deri në Ditën e Kiametit.

Të nderuar dhe të respektuar vëllezër, këtë hutbe do ta fillojë me pyetjen për të gjithë neve këtu në këtë xhami: A e doni veten? Në kuptimin që a ia doni të mirën vetes? A e doni shpirtin, krenarinë dhe nderin tuaj? Mesazhi im sot është: "Mos e nënvlerëso veten!"

Kur Allahu e krijoi njeriun, në të i mbjelli tri instinkte themelore pa të cilat nuk mund të jenë: Nevoja për ushqim e pije, nevoja për marrëdhënie intime në mes të dy gjinive të ndryshme dhe nevojën për të ruajtur nderin, dinjitetin dhe krenarinë e tyre.

Dy instinktet e para janë pak a shumë të njohura për çdo njeri, por ajo që duhet të përcaktohet është i treti, dhe që është instinkt për ruajtjen e dinjitetit njerëzor.
Kush prej nesh nuk e do emrin e tij personal? Mbiemrin e tij? Kush prej nesh nuk dëshiron të dëgjojë për familjen tij të gjitha të mirat. Sa herë kemi pasur rastin të dëgjojmë njerëzit duke thënë: E, more biri im, babai yt këtë – këtë e ka bërë, atje – atje ka qenë etj... Askush prej nesh nuk dëshiron të flasë dhe të komentoi mbi dështimet veprimet e tij të pamatura. Pse i urrejmë thashethemet, shpifjen, bartjen e fjalëve të huaja, me qëllim të përçarjes, grindjes në mes njerëzve? Pse ??? Sepse çdo person e ruan dhe e ngrit krenarinë e tij, e të gjitha këto gjëra të cekura më lartë e shkatërrojnë krenarinë e njeriut.
E tani do të parashtroj një pyetje tjetër: Pse Allahu e ka krijuar njeriun me këtë instinkt? Nëse e din përgjigjen për këtë pyetje, do ta keni të qartë mesazhin e hutbes së sodit. Nevoja për ushqim është bërë instinkt për mbijetesën e racës njerëzore, marrëdhëniet intime për mbijetesën dhe rritjen e racës njerëzore dhe instinktin e dinjitetit njerëzor na ka dhënë, sepse Ai na do. Pse? Sepse në këtë mënyrë në tokë do të ketë shumë më pak të këqija. Ai që e mbron – e ruan krenarinë e tij ka frikë të mos turpërohet, të mos dëmtojë krenarinë dhe fytyrën e tij dhe për këtë arsye nuk do të vendos të bëjë vepra të turpshme dhe të këqija. Kjo do të thotë se Allahu e ka futur në ta instinktin për ta mbrojtur tokën nga kolapsi dhe shkatërrimi. E, çka nëse dehem? E, çka nëse e rrahu gruan? E, çka nëse i dëboi fëmijët nga shtëpia? E, çka nëse e sjellë kamerien në shtëpi? E, çka nëse nëna ime, gruaja, vajza, motra veshin mini funde...? E, çka tjetër??? Sikur nuk do të ishte instinkti i dinjitetit njerëzor, e gjithë teza e mësipërme do të ishte normale. Por në qoftë se njeriu e ruan krenarinë e tij, e ruan me kujdes nga të gjithë dhe askujt nuk ia lejon, atëherë, me të vërtetë, do të rishqyrtojë nëse këto çështje janë normale për të apo jo? Ndaj, për këtë Allahu xh.sh., nga dashuria e Tij e madhe, i ka mbjell në njeriun instinktet për të mbrojtur tokën nga e keqja.
Njeriu ruhet që të mos bëjë gabime të mëdha para familjes së tij, nuk dëshiron të bie nga sytë e tyre ... kështu Allahu e ruan familjen. Në punë, të gjithë shikojnë nga ti duke pritur përsosmëri në punë, duke u ruajtur maksimalisht për të mos gabuar, e për këtë arsye kompania e jote e fiton një person të besueshëm dhe shumë të përgjegjshëm.
Të dashur vëllezër, a e ndjejmë nevojën se duhet të jemi më përgjegjës ndaj vetvetes, për ta ruajtur dhe ushqyer krenarinë tonë përmes këtyre gjërave? Kur t’i pyesim psikologët: Kur njeriu gabon? Ata do të na përgjigjen: Kur e humb vetëbesimin në vetvete, dhe kur në sytë e tij nuk vlen as sa zeroja.
Ju e dini se mëkatet ndahen në të mëdha dhe në të vogla. Pse mëkatet e mëdha? Për shkak se këto mëkatet e mëdha më së tepërmi të poshtërojnë, më së tepërmi të turpërojnë, më së shumti marrin dhe më së shumti uzurpojnë krenarinë tënde.
E marrim shembullin e konsumit të alkoolit: Njeriu dehet. Nëse nuk zihet me ndonjë tjetër në kafene, del dhe ec nëpër rrugë duke u bajtur nëpër mure, dhe si pasojë, kalimtarët e nënçmojnë, e përqeshin, e thumbojnë me fjalë ... kur arrin në shtëpi, familjarët largohen prej tij. Nëse është agresiv do t’i dëbojë anëtarët e familjes jashtë apo do t’i sulmoj verbalist dhe fizikisht. Njeriu që humbi krenarinë në rrugë, edhe në shtëpinë e tij është i fshirë nga instinkti i tretë.
Fëmiu i cili është ulur pranë babait të tij, të cilin e ka vjedhur, e ka gënjyer, e ka anashkaluar - lënë pas dore. Si do të jetë ndjenja e tij?
Të nderuar vëllezër, e veçanërisht ju të rinjtë, mos ia lejoni vetvetes të shkatërroni – të humbni krenarinë tuaj. E ju që keni fëmijë – jeni prindër, mësoni fëmijët tuaj për të mbajtur dhe ruajtur krenarinë e tyre!
Gënjeshtari kur gënjen diçka, është i përulur. A e dini kur? Kur gënjeshtra e tij të del në shesh. Sigurisht , ndoshta do të dëshironte që nëna mos ta kishte lindur fare. Nëse nuk e ke një ndjenjë të tillë, të jesh i sigurt, që do të jeshë i fshirë nga instinkti i lartpërmendur.
Kur e përgojojmë ose shpifim ndonjë njeri, pas një kohe të caktuar e takojmë, dhe ai na pyet: Pa më thoni, çka keni thënë për mua dhe prej nga e morët këtë histori? Do të ishte më mirë të mos ekzistoje fare, se sa të përjetoje një moment të tillë.
Hajduti që vjedh zotërinë e tij, i cili vjedh shtetin e tij, i cili vjedh kë do qoftë. Sheikh Ratib Nabulsi, profesor i historisë nga Damasku tregon: Një punëtor kishte punuar në një dyqan dhe e kishte vjedhur shefin e tij. Kishte shitur shumë më tepër se sa i kishte treguar shefit të tij. Dhe një ditë shefi i kërkoi kolegut të tij për të blerë shumë mall në dyqanin e tij, për të parë nëse punëtori do t’ia paguaj shefit të tij tërë shumën që mori. Pasi që kolegu kishte kryer blerjen, vjen shefi në dyqan dhe e pyet punëtorin: A ka ndonjë bereqet? A ka myshteri? E punëtori i thotë: për Zotin dobët. Pak njerëz kanë ardhur, edhe kur vijnë, nuk blejnë, Zoti e di çka, dhe ia jep vetëm një pjesë të vogël të asaj që kishte fituar. E në atë moment vjen ai që kishte blerë shumë artikuj, e punëtori bie në gjunjë nga turpi, nga nënçmimi dhe poshtërimit, të cilin vetvetes ia kishte kurdisur.
Ai i cili ulet në ulëse në qytet, këmbën mbi këmbë dhe i shikon – i gjuan me fjalë vajzat, gratë dhe kalimtarët, është i poshtëruar dhe pa krenari - dinjitet, këtë ai e di në vete.
Pejgamberi s.s., na transmeton një hadith kudsi ku Allahu xh.sh.thotë: "Të dashur për Mua janë njerëzit e devotshëm, por edhe më të dashur te Unë janë të rinjtë e devotshëm – fetarë. (I riu ka forcën, shpesh dhe të gjitha mjetet e mundshme për të bërë atë që ai dëshiron, por ai nuk dëshiron për të fyer veten, por për të ngritur krenarinë – dinjitetin e tij). I urrej të gjithë të prishurit, e edhe më shumë i urrej të vjetrit – të moshuarit e prishur. "
Një nxënëse e viti të tretë në shkollën e mesme, ishte ankuar se kur kalon nga dyqani i fshatit të saj, për të shkuar në shkollë, dy tre pleq të cilët qëndrojnë ulur, i hedhin fjalë vullgare dhe të papërshtatshme. Dhe jo vetëm asaj. Këta njerëz janë të neveritshëm – të urryer për Zotin xh.sh, larg nga krenaria – dinjiteti njerëzore dhe larg cilësisë njerëzore, e cila duhet ta stolis – zbukuroi çdo njeri, për të mos thënë besimtarë.
Vajza dhe gruaja që e vishet shkurt, ngushtë dhe tejdukshëm, kur shikimet e qëllojnë, kur gjuhët e ofendojnë, kur nën syrin me pasion dhe pa nderë, kalimtarë të panumërt e shikojnë, vet është fajtore për mënyrën e veshjes dhe në vetvete sigurisht akuzon veten. Gjë e cila natyrisht nuk është e hijshme që personave të tillë të iu drejtohemi në mënyrë të tillë. Gjithashtu, këtu, meshkujt e tillë nuk mund të jenë amnistuar nga përgjegjësia për mos uljen e shikimit, sjelljes së mirë në rrugë ...
Edhe nëse këta njerëz nuk të shohin, se po fshihesh dhe po bënë gjëra të këqija, brenda, në ty diçka vlon dhe diçka nuk të lejon që këtë me gjakftohtësi ta tejkalosh. Edhe nëse nuk do të ndodhë turpi, problemi, fatkeqësia - belaja, ti ne vetvete e ndjen një përbuzje ndaj vetvetes tënde: Pse pikërisht bash ti? Pse tek ti? A nuk mund të jetosh pa të? Çka të duhet kjo?
Allahu kur flet për hipokritët, dyfytyrëshat thotë: "dhe mendojnë se çdo zë është kundër tyre" Sa herë që dëgjohej diçka në Medine, ndonjë zë i fortë, ata dridhen: Ja ku janë, po vijnë për neve. Kur dikush vjedh diçka, vazhdimisht e pret policinë në derë, kur e gënjen dikend dhe pas një kohe të caktuar dikush e shikon atë dhe qeshet: Auu, e paska vertetu dhe me paska shkatërru. Pse myslimani duhet të ketë cilësinë – tiparin e munafikut? Për të ta nënçmuar vetveten.
" Pasha fikun dhe ullirin!.Dhe (kodrën) Turi Sina-en!Dhe këtë qytet të sigurisë!.
Allahu betohet në fikun dhe ullirin që ka për qëllim vendin ku ato rriten, d.m.th., Palestinën. Pas kësaj betohet kodrën e Sinait, ku Musa a.s. ka folur me All-ahun xh.sh., dhe betohet në qytetin e sigurt, d.m.th., në Mekken. Allahu betohet në tri vendet më të pastra dhe më të lartësuara. Dhe pas kësaj, lavdërohet dhe lartësohet që ka krijuar njeriun i cili është gjithashtu një fenomen i mrekullueshëm, e ai është krijimi i njeriut në formën më të bukur. Pas kësaj konstaton se njeriu vetë, me vullnetin e vet, kthehet në gjynahe, gjendja e tij e panatyrshme. Sikur Allahu të na porositë: O Njeri, unë të krijova në formën më të bukur, e ti përsëri dëshiron të biesh në gradën më të ulët. Pse?
O njeri, Allahu xh.sh. të ka krijuar me dorën e tij, pa ndërmjetsues, për të treguar nderin e veçantë, për të ngritur lartë.

Ky shpirt, që Allahu xh.sh. ta ka dhënë është me origjinë hyjnore. Diçka që Zoti xh.sh. nga vetvetja e ka mbjellur në njeriun.
" Kur t'i jap formën dhe t'i kem dhënë shpirtin, ju përuljuni atij! '' Allah xh.sh. na ka krijuar në formën më të bukur, na ka dhënë shpirtin i cili është me origjinë hyjnore dhe pastaj i urdhëroi melekët që ti përkulen Ademit a.s. E gjithë kjo është nder i madh për njeriun, dhe për këtë i thotë: " Mos e poshtëro veten". Kur shejtani refuzoi t’i përulet babait tonë Ademit a.s., u përjashtua nga xhenneti.
A keni menduar ndonjëherë pse Allahu xh.sh. nuk e bëri që kur njeriu bënë një gjynah, ti vijë erë e keqe atij, e kur gënjen ti shkruaj në ballë se është gënjeshtar, e kur bën një gjë ta dinë të gjithë? Pse? Për të na ruajtur krenarinë – dinjitetin dhe nderin tonë.
Gjëja më e neveritshme – e urrejtur të Allahut xh.sh. është kur një njeri dëshiron t’ia mohojë dikujt të drejtën të jetë krenar dhe i nderuar. Pejgamberi a.s. thotë: "Kur e turpëron njeriun për shkak të disa gabimeve që i ka bërë, nuk do të vdes, e të njëjtën gjë ta bëjë edhe ai vet".
Pejgamberi a.s. ishte ulur me shokët e tij dhe u tha atyre: “Tani do të vijë Ikrame, biri e Ebu Xhehlit, biri i kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, njeriu që bëri gjithçka që pati mundësi, që t’ia bëjë jetën sa më të vështirë Muhamedit a.s. E Pejgamberi a.s. u tha: "Tani do të vijë Ikrime, biri i Ebu Xhehlit, e mos i fyeni babanë e tij. Fyerja të vdekurit e fyen të gjallin, e nuk arrin te i vdekuri". I dha rastin njeriut të ketë krenarinë e tij. Ikrimeja e përqafoi Islamin duke iu admiruar bujarisë së Muhammadit a.s.
Kur Allahu xh.sh. e dëbojë Shejtanin nga xhenneti, Shejtani tha:
" Më thuaj ", - tha pas -" Ja ky që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në Ditën e Kiametit, unë me siguri do të sundoj mbi ta, përveç disave, me pasardhësit e tyre. ''
Këtu ai përdori fjalën, لأَحْتَنِكَنَّ e cila vjen nga fjala Haneke. A Haneke thotë fre. Kur ia vejmë kalit. O Allah xh.sh., bëna të mundur që të kalojmë prej kësaj bote me shehadet, me iman të plotë, me dinjitet dhe krenari. Amin!



Nga boshnjakishtja përktheu dhe përsthati
Esat ef.Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme