Në kulturat perëndimore është zakon veshja e fustanit të bardhë për vajzat të cilat martohen. Por, përtej kësaj kulture ekzistojnë dhe disa veshje tradicionale që praktikohen ende ditëve të sotme sidomos nga ata që i ruajnë këto zakone me dëshirën e madhe për të promovuar kulturën vendase.
Disa karakteristika të këtyre zakoneve martesore përfshijnë mbartjen e bizhuterive, punimet e dorës, dekorimin e fytyrës apo duarve dhe elementi që mbizotëron më së shumti është vello dhe shamia e kokës.
- Në Nigeri
Nigeria është një shtet i madh me rreth 250 grupe etnike dhe rreth 500 gjuhë. Dasmat ndryshojnë bazë të rajoneve dhe fesë. Por, nuset shpesh veshin fustane me ngjyra me shkëlqim. Si dhe veshin një lidhëse për kokë të quajtur Gele.
- Në Kazakistan
Në Kazakistan, sipas traditës nusja vesh një lloj kapele që njihet si Saukele, që përgatitet shumë më herët para se vajza të arrijë moshën e martesës.
- Në Japoni
Për dasmën tradicionale japoneze, nusja vesh një kimono të bardhë që simbolizon pastërti dhe vajzëri. Pas ceremonisë nusja mund të ndryshojë kimono në ngjyrë të kuqe.
- Në Mongoli
Edhe nusja edhe dhëndri veshin një veshje që quhet ”Deel” e cila është tipike ndër nomadët e Azisë dhe ngjan me një
- Në Rumani
Kjo veshje është tipike për nuset nga zona e Oas dhe zonave të tjera në veriperëndim të Transilvanisë.
- Në Kinë
Në Kinë ngjyra e kuqe simbolizon fat dhe është shumë e përdorur në ceremony të tilla. Ndaj dhe veshjet e dasmave karakterizohen nga kjo ngjyrë që gjithashtu sipas tyre mendohet se mban shpirtrat e ligë dhe djallin larg.
- Në Gorë
Goranët janë një grup etnik muslimanësh që jetojnë midis Maqedonisë dhe Kosovës. Përpos dekorimeve shumë ngjyrëshe dhe me lule, karakteristike është dhe ngjyra e bardhë e dekorimeve që përdoren për fytyrën si dhe ngjyra e kalit që do të përcjellë nusen deri tek dera e shtëpisë së re.
- Në Indonezi
Në Indonezi gjithashtu zakonet të lidhura me dasmën ndryshojnë nga zona në zonë në varësi edhe të grupeve etnike.
- Në Norvegji
Në Norvegji veshja tradicionale quhet ”Bunad “ e cila mund të vishet dhe për festa dhe raste të tjera .
- Në Jakan
Jakanët janë një grup etnik në ishujt Basilan në Filipine. Ceremonia karakterizohet me rituale islame. Nusja dhe dhëndri pikturojnë fytyrën e tyre me një lloj kënaje të bardhë.
- Në Sacred Valley Near Cuzco, Peru
- Në Veliky Novgorod, Rusi
- Në Poloni
- Në Malajzi