Frikësoju Allahut dhe shoqërohu me të sinqertit!


"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (të jeni të vetëdijshëm) dhe shoqërohuni me ata që janë të sinqertë (besimtarë të vërtetë)"(Et-Tevbe, 119)

Allahu i Plotfuqishëm rreth shoqërimit, dhe rreth asaj se kë të marrim për mik me të cilin të kalojmë kohën, në mënyrë imperativë thotë: "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (Allahun të jeni të vetëdijshëm) dhe shoqërohuni me ata që janë të sinqertë (besimtarë të vërtetë e të drejtë)"(Et-Tevbe, 119).
Mund të shtrojmë pyetje se pse nuk është thënë: Shoqërohemi me të dijshmit, me të pasurit, metë drejtit.

Dituria pa sinqeritet dhe jo veprimi sipas saj

Që në fillim shtrohet pyetja, çka na duhet diturianëse nuk ka sinqeritet dhe nuk punojmë sipas saj? Sa e sa njerëz ka sot, pa përjashtime, të cilët atë dituri që e kanë fituar nuk epërsjellin tek të tjerët dhe nuk i mësojnëtë tjerët, me diturinë që e posedojnë si një dhuratë nga Zoti, ose, punojnë të kundërtën e asaj që ata kanë mësuar, ose njerëzve u flasin një gjë kurse vetë praktikojnë gjë tjetër, ose njerëzve u thonë që të praktikojnë ndonjë gjë, kurse vetë nuk e praktikojnë atë, apo njerëzve u tregojnë rreth punëve dhe veprimeve të këqija, por që ato i bëjnë ata vetë. Allahu i Plotfuqishëm në Kuran na tregon se atë që e dimë na duhet për ta praktikuar në jetën e përditshme, atë që flasim atë edhe duhet vepruar, dhe atë që flasim edhe vetë duhet vënë në praktikë. Zot i dashur, na ruaj prej këtyre kategorive të njerëzve, sepse ata janë sikur njeriu i cili në Ditën e Gjykimit do të jetë i lidhur për një direk, shtyllë, dhe i cili do të sillet rreth e rrotull atij direku – shtylle (dhe organeve të veta, siç thuhet), siç lidhet një kalë apo një gomar, kështu që njerëzit, të cilët e njihnin atë në këtë botë, do ta pyesin: Çfarë po ndodh kështu me ty, ne të ditëm si njeri të mirë, por edhe neve na mësove për të mirën dhe na ndalove prej së keqes?Në këto fjalë, njeriu do tu përgjigjet: "Po, isha i tillë siç thoni, por i tillë vetëm u shtira, e në realitet nuk isha. Juve ju mësova që të jeni të mirë, mirëpo, unë nuk isha prej të tillëve. Juve ju rekomandova të mirën, por, vetë nuk e praktikova në jetën e përditshme; dhe juve ju ndalova nga të këqijat, por, vetë atë të keqën e veprova."

Pasuria si sprovë për njeriun

Gjithashtu, mund të vazhdojmë me pyetjen, se pse nuk na është thënë që të jemi me të pasurit? Çka duhet pasuria nga e cila shoqëria, për shkak të pandershmërisë dhe egoizmit, nuk ka dobi prej saj? Pasuria është sprovë për njeriun në këtë botë. Sa e sa njerëz ka të cilët janë të pasur por që nuk donë të japin për hir të Allahut, të afërmve, prindërve, të varfërve, jetimëve... Nuk japin as zekat, e që është obligim fetar dhe njëherë edhe pastrim i pasurisë së tyre. Ose, e ruajnë pasurinë e tyre nëpër banka, e që ato para u shkojnë në pa kthim, ose e tërë pasurinë e investojnë për ndërtimin e shtëpisë, e që rryma, vërshimi e të ngjashëm ua shkatërrojnë shtëpinë e tyre.
Të përmendim disa shembuj konkret. Thuhet se dy tregtarjanë drejtuar rrugës për tregti në Turqi. Njëri prej tyre ishte prej njerëzve që japin zekat, kurse tjetri nuk e jepte. Ai që jepte zekat nuk kishte frikë nga asgjë në rrugën e tij, as për veten e as për parat që i murr me vete për tregti, kurse shoku i tij u frikësua për veten e tij dhe për paratë që i murr me mete për tregti, ashtu që i siguroi në karrige të kamionit të tij. Në pyetjen e tij shokut dhe bashkudhëtarit se a frikësohet se mos po ia merr kush parat rrugës apo t'i konfiskojnë në kufijtë, shoku iu përgjigj se nuk frikësohet për këtë gjë, për arsye se jep zekat dhe se pasurinë e tij e ruan Zoti i Plotfushiqëm, për arsye se jepet zekat në këtë pasuri. Allahu xh.sh. thotë në Kuran: “Merr nga pasuria e tyre zekatin, dhe pastroi e mbroji ata (dhe pasurinë e tyre)...”
Në rrugën e udhëtimit ndodhi ajo për të cilën edhe u frikësua tregtari në fjalë. Shokun e tij kur e ndaluan në kufi e lëshuan shumë shpejtë e sigurt, kurse atij i kontrolluan çdo vend në kamion dhe ia gjetën parat që i kishte fshehur në ulësen e kamionit.
Duhet të kemi në dijeni se nëse nuk japim prej pasurisë vetë që e kemi si obligim, do vjen dikush që të na merr nga pasuria jonë - vjedhësi, jo 2.5 për qind, por ndoshta edhe më shumë, ose do të na e marrin në kufi, sikurse tregtarit në fjalë, ose edhe në mënyra tjera.
Pra, ka nga ata që kanë fituar pasuri të mëdha: para, vila, makina, shtëpi, dyqane, etj,, por nuk japin sadakë e as zekat. Duhet të dimë se njerëzit të tillë do të vdesin si një bankrot, falimentues (muflis). Transmetohet se me një rast, derisa ishte Muhammedis.a.v.s., në shoqërinë e sahabëve të tij, i pyeti: “A e dini se cili është falimentues, bankrot?” Sahabët thanë: "Ky është një njeri që nuk ka dinarë dhe dirhemë." Pejgamberis.a.v.s., u përgjigj: "Jo, personi i tillë është ai i cili për derisa ishte gjallë nuk jepte sadaka e as zekat, kurse kishte që të jepte, e që vdes e nuk e merr me vete, kurse pas vdekjes së tij, pasurin e tij e merr në trashëgiminë pasardhësi i tij, e nga pasuria e tij jepte sadakë e zekat, shpërndante në rrugën e Zotit duke fituar sevap...”
Njerëzit e japin mundin e fundit për të qenë sa më të pasur, kurse harrojnë se qefinët nuk kanë xhepa. Të përmendim edhe një shembull të një njeriutë urtë, baba, i cili duke qenë gjallë la dy testamente, njërin ta e hapin para varrimit të tij kurse tjetrin pas varrimit të tij. Kur vdiq ky njeri, djemtë e tij, sipas porosisë, e hapën testamentin e parë. Në këtë testament shkruhej se ai lë si porosi që ta varrosin me çorapë në varr. Djemtë e tij u konsultuan me hoxhën rreth kësaj çështjeje, i cili u tha se nuk është e lejuar që myslimani të varroset me çorapë, kështu që e varrosën pa çorap. Pasi e varrosën atë, djemtë e tij e hapën edhe testamentin e dytë, sipas porosisë së të atit, në të cilin shkruhej: “Eh, bijtë e mi të dashur, ja e patë se njeri nga kjo dynja nuk merr me vete as çorapë...”
Gjithashtu, le të kujtojmë fjalët e Allahut, i cili na në Kuran, në suren el-Isra, thotë se pasuria është zbukurim për njeriun në këtë botë. Allahu na jep në këtë botë në posedim tonë pasurinë në mënyrë që të na sprovon se a do të e përdorim në mënyrë të drejtë, sepse, kjo pasuri sigurisht se është një dhuratë nga Zoti, i Cili i jep kujt të dojë dhe ia jep kujt të dojë. Le të kujtojmë ngjarjen që ndodhi gjatë jetës së Muhamedits.a.v.s.. Tregohet se një sahabi kishte shumë në qejf pasurinë, të jetë i pasur. Personi në fjalë kërkoi nga Muhammedis.a.v.s., që ta e lutë Allahun që ta bëjë të pasur. Pejgamberis.a.v.s., e këshilloi se pasuria është sprovë. Mirëpo,edhe përkundër kësaj, njeriu mbeti në mendimit e tij, ashtu që Pejgamberis.a.v.s., i bëri dua Allahut xh.sh., që ta bëjë këtë njeri të pasur. Kështu që, Allahu xh.sh., ia pranoi duanë Pejgamberits.a.v.s., dhe njeriu në fjalë shumë shpejt u bë i pasur. Mirëpo, pas një periudhe kohore të shkurt, sahabiu në fjalë, u dha pas dynjasë kështu që filloi të vonohet në kohët e namazeve, sa që edhe refuzoi të jep zekat. Kur dëgjoi Pejgamberis.a.v.s., se njeriu në fjalë refuzoi të jep zekat, dërgoi një lajmëtar tek ai duke ia lënë porosinë e Pejgamberits.a.v.s.. Kur i dëgjoi fjalët e lajmëtarit të Pejgamberits.a.v.s., u ngut për të dhënë zekat, mirëpo, Pejgamberis.a.v.s., nuk ia pranoi zekatin assesi, as atëherë e as derisa ishte i gjallë. Pas vdekjes së Pejamberits.a.v.s., edhe kalifët e tij refuzuan të pranonin zekat nga ky njeri.

Drejtësia false (e reme)!

Dhe së fundi, çfarë na duhet drejtësia e cila është vetëm në gjuhë e fjalë dhe e shkruar në libra,pra, kur e praktikojmë vetëm atëherë, ose shpesh, kur jemi ne në pyetje? Kur veç jemi tek kjo problematik, të përmendim shembullin e Nasradin hoxhës. Thuhet se Nasradin hoxha kishte një lopë, të cilën e lëshonte për të kullotur në ruajtje te bariu i fshatit. Një ditë, derisa lopët ishin duke kullotur, lopa e bariut e shpoi me bri lopën e Nasradinit. Bariu, kur e pa këtë, u shqetësua tej mase, duke u menduar se çka e si do t'i thotë Nasradin hoxhës, se lopa e tij e shpoi me bri bash lopën e Nasradinit. Në mbrëmje, kur bariu u kthye me lopë nga kullotja, shkoi menjëherë te Nasradini për ta informuar për ndodhinë me lopë. Bariu mblodhi forcë dhe i tha Nasradinit: "Hoxhë, sot lopa ime e shpoi me bri lopën tjetër, duke e lënë në vend".Në këto fjalë të tij Nasradini i tha: "Hajde se s'ka lidhje, lopa si lopë (kafsha pa mend)." Prapë bariu iu drejtua me fjalët: “O hoxhë, lopa ime e shpoi me bri lopën tënde.” Në këtë fjalë të bariut, Nasradini u trazua dhe i tha: “Prit, prit, vetëm ta hap qitapin tim, të shoh se çka thotë qitapi.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi