Xhamia e Profetit Ibrahim për dy dekada ruhet nga një grua

Emine el-Kadi është gruaja e cila me besnikëri ruan xhaminë e Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Këtë detyrë 51 vjeçarja Emine e konsideron si obligim dhe thotë se ndihet e lumtur dhe e nderuar që për 22 vite ruan vendin ku ndodhen varret e Profetëve Isak dhe Jakub.
"Këtë e bëj për 22 vjet, dhe ndihem krenare për këtë. Kjo, nga njëra anë është edhe si obligim fetar. Shpirtërisht jam e lidhur me këtë punë. Falem, por edhe e shfrytëzoj kohën për të mësuar. Intensivisht bëj kërkime në burimet islame në lidhje me këtë xhami që vizitorëve t’ju ofroj sa më shumë informacione", thotë Kadi, nënë e shtatë fëmijëve.
Kadi, punon si roje e xhamisë, por njëherësh edhe si cicerone për turistët që vijnë për vizitë. Deri në vitin 1994 edhe hebrenjtë, në kohë të caktuar, vinin që ta vizitonin varrin e Profetit Ibrahim.
Më 25 shkurt të vitit 1994, hebreu i ekstremit të djathtë Baruch Goldstien hapi zjarr në xhami dhe me këtë rast vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.
Pas kësaj, autoritetet izraelite për arsye sigurie gjysmën e xhamisë e kthyen në një strehë për hebrenjtë. Në afërsi të xhamisë së Profetit Ibrahim janë vendosur rreth 1.500 ushtarë izraelitë të cilët mbrojnë 400 kolonët hebrenj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip