Hapet solemnisht xhamia e re ne Wil te Zvicres

Më datë 13.05.2017 (e shtunë), në orën 13:00, solemnisht u bë hapja e Xhamisë së re në qytetin Wil, Kantoni St. Gallen, të Zvicrës.

Në një atmosferë impozante dhe festive, është realizuar ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë së re, para një publiku në numër të madh, të ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, Austria, Gjermania, Italia e Danimarka.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e bashkësive islame nga Maqedonia, kryetari Sulejman Ef. Rexhepi, nga Kosova Kryemyftiu Naim Tërnava dhe Fikret Limani, kryetar i Bashkësisë Islame nga Lugina e Preshevës, të cilët para të pranishmëve u paraqitën me fjalimet dhe mesazhet e tyre të paqes dhe bashkëjetesës.
Këtë manifestim edhe më madhështor e bëri prezenca e një numri të madh të përfaqësuesve të kishave vendore, personaliteteve të jetës politike në rrafshin lokal dhe kantonal.
Urimet dhe mesazhet e të gjithë të pranishmëve, drejtuar publikun u fokusuan në drejtim të ruajtjes së vlerave të përbashkëta si respekti reciprok, bashkëjetesa, liria e shprehjes, dialogu dhe integrimi.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1494842576.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1494842589.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1494842599.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip