Emoji i ri i një gruaje me shami tek telefonat Apple
Drejtori i përgjithshëm i Apple përmes një statusi në twitter ka njoftuar se këtë vit do të shfaqen disa emoji të reja në telefonat Apple.
Në mesin e tyre është edhe emoji i një gruaje me shami.
Vitin e kaluar Rayouf Alhumedhi, e cila tani jeton në Vjenë, propozoi idenë në The Unicode Consortium, korporatë jofitimprurëse që shqyrton dhe zhvillon emoji të ri.
Ajo është e kënaqur që Apple pranoi propozimin e saj.
“Jam shumë e lumtur që emoji i propozuar nga unë së shpejti do të jetë në dispozicion. Jam e lumtur me atë se si do të duket”, tha Alhumedhi për CNN.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës