Xhamia e kristaltë - një nga xhamitë më të veçanta në botë

Në Parkun e Trashëgimisë Islamike, të vendosur në ishullin Wan Man në Malajzi, gjendet një nga xhamitë më të pazakontë në botë.

E veçanta e kësaj xhamie është dizajni i saj mahnitës, i punuar nga materiali i çelikut, qelqit dhe kristalit nga edhe e mori emrin - Xhamia e Kristaltë.
Ndërtimi i saj zgjati dy vjet, ndërsa u hap në vitin 2008. Lutjet në brendësinë e gjerë të xhamisë mund të kryejnë më shumë se 1.500 besimtarë.
Brenda parkut, ku gjendet kjo xhami janë ndërtuar shumë kopje të xhamive të famshme botërore të tilla si Xhamia e Pejgamberit a.s. në Medinë, Kupola e Shkembit (Jerusalem), Xhamitë e Mëdha në Samara dhe Alhambra.
Parku me të gjitha kopjet përfaqëson lloje të ndryshme të arkitekturës islame në një vend, prandaj, për të gjithë turistët që vizitojnë Malajzinë ishulli Wan Man është një destinacion i pashmangshëm dhe tërheqëse.