Javën e kaluar, hulumtuesit suedezë zbuluan kostume nga koha e vikingëve me mbishkrimet 'Allah' dhe 'Ali'.
Gjatë gërmimeve të varreve të vikingëve në qytetin suedez Birka, arkeologët nga Universiteti Uppsala kanë zbuluar kostume mëndafshi me këto mbishkrime
Annika Larsson nga Departamenti i Historisë Antike dhe Arkeologjisë të Universitetit Uppsala thotë se shkronjat arabe në këto fjalë janë përdorur në formë gjeometrike më kaligrafinë Kufike.
“Është një zbulim shumë interesant. Besohet që vikingët të jenë influencuar nga feja islame dhe ideja e jetës së përjetshme pas vdekjes. Në Kur'an është shkruar se banorët e parajsës do të veshin rroba mëndafshi, gjë e cila përmes tekstit të shkruar mund të shpjegon praninë e mëndafshit në varret e vjetra të vikingëve të cilët të vdekurit e tyre i varrosnin bashkë me rrobat dhe bizhuteritë", thotë Annika e cila më tej sqaroi se shkronjat arabe të këtyre fjalëve janë me kënde gjeometrike dhe i përkasin llojit të shkrimit “Kufi”.
Në vitin 2015, hulumtuesit suedezë nga Universiteti i Stokholmit gjithashtu kanë zbuluar një unazë nga shekulli i nëntë në varrin e vikingut ku shkruante 'Allah'. Unaza me gurë rozë u gjet në varrin nga shekulli i 9-të në vendin Birka, i cili në atë kohë ishte qendër tregtare e vikingëve. Për një kohë të gjatë mendohej se guri rozë është në të vërtetë një ametist, por kërkimet e fundit tregojnë se ai është një xham me ngjyrë - i cili në atë kohë ishte diçka e rrallë.
Pas zbulimit të unazës, studiuesit arritën në përfundim se në atë kohë kishte interakcion midis vikingëve dhe civilizimit musliman, dhe se vikingët kishin sjellë gjësende muslimane në shtëpitë e tyre.