Turqi, një 12-vjeçare për pesë muaj bëhet hafize e Kuranit

Gamze Huylu nga Bozkir në Konya të Turqisë në moshën 12-vjeçare është bërë hafize e Kuranit.

Ajo e mësoi Kuranin për vetëm pesë muaj. Orët për mësimin e Kuranit janë organizuar në pajtim me projektin e përbashkët të Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet) dhe Ministrisë së Arsimit në shkollën fillore Imam Hatip në Bozkir.
Për nxënësit të cilët me sukses përfunduan këto orë u organizua edhe ceremonia e marrjes së certifikatës.
Gamze 12-vjeçare thotë se kjo ditë është shumë e lumtur për të dhe familjen e saj.
Ajo rikujtoi se qëllimin e saj për t’u bërë hafize e Kuranit e arriti brenda një periudhe shumë të shkurtë duke falënderuar të gjithë, fillimisht familjen dhe mësuesit, të cilët e ndihmuan në realizimin e këtij qëllimi.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip