Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, edicioni i 18-të i Garave Ndërkombëtare të Leximit të Kuranit u prit me një interes të madh.
Në aktivitetin e Këshillit të Myftinisë së Rusisë, zhvilluar në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, morën pjesë konkurrues nga më shumë se 30 vende të ndryshme.
Sipas vendimit të jurisë 5 pjesëmarrës u përzgjodhën për fazën finale të garës: Al-Tuwair Asam Abdallah Omar (Libi), Ahmed Safi al-Halabi (Siri), Laal Awak Amir (Iran), Khalid Ahmet Rabii Ahmed Yusuf Egjipt) dhe Mohammed Samir Mohammed Majahid (Bahrein).
Vendin e parë e zuri Laal Awal Amir nga Irani. Vendin e dytë Mohammed Samir Mohammed Majahid nga Bahreini ndërsa vendin e tretë Ahmed Safi al-Halabi nga Siria.
Të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 18-të të Garave Ndërkombëtare në Leximin e Kuranit, treguan aftësitë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe i përcollën fjalët e Krijuesit tek audienca. Mijëra njerëz nga vende të ndryshme patën mundësi ta ndjekin ngjarjen përmes internetit në faqen e Këshillit të Myftinisë së Rusisë dhe kanalin IslamTV.