Ministri i brendshëm gjerman propozon që festat e muslimanëve të jenë ditë pushimi

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka shkaktuar polemika, duke propozuar përfshirjen e festave të besimtarëve muslimanë në kalendarin e ditëve të pushimit njëlloj sikundër veprohet edhe në rastet e besimeve të krishtera, raportojnë mediat gjermane.

“Përderisa festohen festa të katolikëve në vende ku ka shumë muslimanë, pse të mos të ketë edhe një festë publike myslimane”, ka thënë ai.
Propozimi i de Maizere ka ngjall polemika nga kolegët e tij konservatorë në partinë e kancelares Angela Merkel, por ministri i brendshëm ka dhënë një tjetër argument të fortë: në Gjermani jetojnë mbi 4 milionë besimtarë myslimanë dhe shumica e 1 milionë refugjatëve që kanë ardhur nga Lindja e Mesme i takojnë të njëjtit besim.
Propozimi i ministrit erdhi gjatë një pushimi në fushatën që paraprin zgjedhjet në Saksoninë u Poshtme. Anëtari i CDU-së, u shpreh se ishte i hapur që festat e besimtarëve muslimanë të përfshiheshin si ditë pushimi.
“Dita e të gjithë Shenjtorëve është një festë zyrtare në rajonet katolike të Gjermanisë. Atëherë në vendet ku ka shumë muslimanë, pse të mos mendojmë të përfshijmë një festë zyrtare muslimane?”, tha de Maizere.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip