Autoritetet Saudite ka ndaluar fotografimin dhe filmimin në dy xhamitë më të shenjta të Islamit, Masjid al-Haram, dhe Masjid an-Nabawi apo ndryshe “xhamia e profetit”, në Medinë, thuhet në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit saudit, vendimi për ndalimin e fotografimit dhe filmimit në këto dy xhami u mor nga Ministria e Jashtme saudite më 12 nëntor 2017.
Kjo ndalesë është duke u zbatuar me qëllim që të mbrohen dhe ruhen vendet e shenjta dhe vlen për vizitorët dhe përfaqësuesit e medieve, kjo ndalesë përfshin edhe zonën përreth xhamive.
Autoritetet saudite përmendën shqetësimin e besimtarëve gjatë lutjeve si një arsye tjetër për futjen e masës.
“Në rast të shkeljes së kësaj ndalese, pajisjet që përdoren për fotografim apo filmim do t’ju konfiskohen, por do të merren edhe veprime tjera ligjore”, thuhet në deklaratë.