Myftiu Tërnava u prit nga Al-Kaabi

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Abu Dhabi u prit në takim nga dr. Matar Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe

Ai fillimisht falënderoi Myftiun për vizitën dhe e njohu me aktivitetet e institucionit më të lartë shtetëror për Vakafe dhe Çështje Fetare në EBA. Myftiu Tërnava e falënderoi nikoqirin për ftesën, duke i shprehur konsideratat më të larta të popullit të Kosovës dhe duke falënderuar EBA-në për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën gjatë periudhave të ndryshme.Myftiu e njohu nikoqirin edhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me punën dhe veprimtarinë e BIRK-ut, duke u ndalur veçanërisht në vlerat e larta të kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar, si vlerë e artë e popullit të Kosovës. Gjatë takimit, të dy palët u dakorduan për përgatitjen e një protokolli të bashkëpunimit mes BIRK-ut dhe autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të EBA-së./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani