Indonezi: mijëra xhami ekologjike deri në vitin 2020

Me qëllim të arsimimit dhe edukimit masiv të popullsisë rreth mbrojtjes së mjedisit, Qeveria indoneziane ka paralajmëruar zbatimin e projektit "1000 eko-xhami deri në 2020".

Sipas këtij plani këto 1000 xhami duhet të kalojnë në përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, përdorimin e qëndrueshëm të ujit, marrjen e masave për reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave, si dhe të ofrojnë trajnime në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
"Projekti parasheh veprimin e përbashkët të bashkësisë islame, sektorit privat, universiteteve, institucioneve qeveritare dhe grupeve tjera fetare në dizajnimin e ndërgjegjësimit mjedisor në komunitetet në gjithë vendin", thotë zëvendës kryeministri indonezian Jusuf Kalla.
"Shumica e muslimanëve në Indonezi më shumë e dëgjojnë atë që u thonë udhëheqësit fetarë se qeveria," thotë Haya Prabowo, kreu i këshillit fetar. Hening Parlan, koordinatore për mjedisin në Aisyiyah thekson se ideja e eko-xhamive fillon nga premisa se xhamitë janë bërë qendra për edukimin mjedisor të popullsisë në komunitetet lokale, dhe besimtarët duhet të jenë shembuj të një sjelljeje të tillë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip